Hidromorava

Stavileci, Kurtit: Ambasadorët ju detyruan ta shkarkoni Dardan Molliqajn

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri në largim i PDK-së, Blerand Stavileci, ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se e ka përkrahjen e ambasadorëve për Qeverinë.

Stavileci ka pyetur Kurtin se “a janë këta ambasadorë që iu pate thënë se ‘u është lagur baruti’”?!

Madje sipas tij, kanë qenë ambasadorët që e kanë detyruar VV-në të distancohet prej dhunës dhe menjëherë të shkarkojnë Dardan Molliqajn.

“Je i përkrahur të shkëputesh prej bandave tuaja të dhunës. Kjo ka qenë gjithmonë kërkesë e tyre për ju!“, ka shkruar Stavileci.

Uji Dea

Ky është postimi i plotë i Stavilecit:

Albin Kurti, çfarë ndodhi?! Deri dje ke kërkuar të mos përzihen ambasadat e huaja në proceset politike, sot po deklaron se e paske mbështetjen e tyre. A janë këta ambasadorë që iu pate thënë se “u është lagur baruti”?! Ti e ke ndërtuar Lëvizjen për vetëvendosje, ndërkaq s’po mund të vetëvendosësh pa implikimin e ambasadave. Nga cili/cilët ambasadorë po kërkon mbështetje?! Amerikan…? Nga Delawie, për të cilin nisët peticionin për largimin nga Kosova?! Apo nga ish-ambasadorja Tracy Jacobson, të cilën e tërhoqët për dore… Apo nga të tjerët që u ke thënë se s’kanë çfarë të përzihen në punët e Kosovës. D.m.th., TI po e pranon një qeveri që e bëjnë ndërkombëtarët?!

Ju kanë detyruar të distancoheni prej dhunës dhe menjëherë e shkarkuat prej komesarllëkut Dardan Molliqajn. Je i përkrahur të shkëputesh prej bandave tuaja të dhunës. Kjo ka qenë gjithmonë kërkesë e tyre për ju!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.