ARKATANA

Stavileci: Kosova po përjeton tragjedi nga pandemia

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë në konferencë për media se Kosova po e përjeton periudhën më të errët të pandemisë, me shumë humbje jetësh dhe me shumë rrëmujë, e aspak menaxhim dhe rregullsi.

Stavileci e ka quajtur situatën alarmante duke përmendur numrin e madh të infektimeve dhe vdekjeve.

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë – Gazeta Express

Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale
“Shifrat e rasteve të vdekjeve dhe të infektimeve janë alarmante. Ato po shtohen nga dita në ditë me një shpejtësi të frikshme. Pasojat po bëhen edhe më të rënda. Kriza po thellohet dhe tashmë ajo është shndërruar në tragjedi njerëzore. Vetëm në 12 ditët e fundit kemi pasur 24 mijë e 115 raste të reja infektimi dhe 136 humbje jetësh”, tha Stavileci.

Ai tha se qendrat e vaksinimit në Kosovë janë të pakta dhe ato nuk janë shtuar fare në raport me rritjen e rasteve.

“Nuk ka termine të lira për vaksinim dhe nuk ka fare transparencë për sasinë e vaksinave. Gjatë tërë pranverës dhe verës ka pasur vaksinime të pakta. Me muaj të tërë të kaluar e askush dhe asgjë nuk është menaxhuar”, tha ai.

Hidromorava

Stavileci tha se qeveria aktuale ka braktisur frontin kundër pandemisë dhe si rrjedhojë, tani po shihenpasojat fatkeqe në shëndetësi, siguri, ekonomi dhe arsim.

“Vija e parë e frontit kundër pandemisë, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli shëndetësor janë të stërngarkuar e të stërlodhur, por ata janë lënë të vetëm e në distancë nga një qeveri e cila arriti ta disenjojë krizën më të madhe shëndetësore dhe kollapsin e krejt sistemit shëndetësor. Dhe, për ironinë më të madhe të fatit të tyre, jo që u ndihmoi, por i ofendoi me nga 2 euro në ditë”, tha Stavileci.

Sipas tij, mungesa e menaxhimit dhe pandjesia ndaj kësaj tragjedie ka rritur ankthin e qytetarëve, ka shtuar pasigurinë, ka rënduar ekonominë, ka trazuar arsimin.

Tutje, Stavileci ka ka propozuar shtim të qendrave të vaksinimit, krijim të ekipeve mobile të vaksinimit nëpër lagje e fshatra, vaksinim gjatë fundjavës, mundësi të zgjedhjes së qytetit për t’u vaksinuar, fushata ndërgjegjësuese, shtimim të stafit shëndetësor dhe motivim i tij adekuat.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që mos të dezertojë nga përgjegjësitë që ka marrë.

“Prandaj, kjo qeveri, duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, të menaxhojë pandeminë, sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se pushteti i qeveritarëve. Vaksinimi i merituar është më i drejtë se shtrëngimi i imponuar. Thjesht nuk na duhet dezertim, por menaxhim”, u shpreh Stavileci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.