United Hospital

Stavileci: Kosova e Re nuk ndalet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur sot se Komiteti Drejtues i Projektit të Termocentralit “Kosova e Re”, pas vlerësimit të ofertave teknike dhe financiare nga këshilltari i transaksionit dhe ai strategjik, i ka dhënë dritën e gjelbër ofertuesit me çka kalohet në fazën e bisedimeve të drejtpërdrejta me të për definimin e çështjeve të hapura.

Këto komente kreu i MZHE-së, i bëri gjatë një konference për media ku prezantoi prioritet e Qeverisë për sektorin e energjisë, ku të parin e renditi ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin tha se është i domosdoshëm për sigurimin e furnizimit me energji, respektivisht zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pas diskutimeve me ofertuesin për çështjet e hapura, marrëveshja e arritur do të kalojë në Komitetin Drejtues të projektit, në Qeveri dhe pastaj varësisht prej çështjeve që janë të precizuara edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha ministri Stavileci, duke shtuar se çështjet të cilat duhet të diskutohen janë çështja e garancive, norma e brendshme e kthimit dhe fondi për zhvillimin e komunitetit.

Uji Dea

Sipas tij, është pozitiv fakti se ofertuesi në pjesën e propozimit të tij, nga fondet vetanake do të investojë 1/3 e vlerës së projektit, derisa 2/3 vlerës tjetër do të siguroheshin nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe nga kreditorët e ndryshëm komercial.

Ministri Stavileci tha se ka një përparim në dinamikën e projektit, e cila varet edhe nga akterët e tjerë që mbështesin atë si BB, BERZH e institucione ndërkombëtare financiare, të cilat përveç kredive, mund të mbështesin projektin edhe në formë të garancive.
I pari i MZHE-së përsëriti se krahas ndërtimit të kapaciteteve gjeneruese do të respektohet rregullativa e BE-së, caku 20:20:20, ndërkaq nënvizoi se procedurat e projektit Kosova e Re janë konfrom praktikave ndërkombëtare.

Ministri Stavileci ka theksuar se me Strategjinë e Energjisë 2015-2024 pas ndërtimit të Tc “Kosova e Re”, si prioritete janë edhe dekomisionimi i Termocentrali “Kosova A”, tregu i përbashkët Kosovë-Shqipëri, liberalizimi i tregut të energjisë, investimet ne BRE dhe EE. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.