GRANDEMALL

Statusi i kandidatit në BE – analistët thonë se s’mund të ndodh këtë vit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova nuk ka gjasa që këtë vit ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), po vlerësojnë analistët në vend.

Madje sipas tyre fillimisht është i rëndësishëm anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Ata thonë pse Qeveria ka formuar grup-punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, anëtarësimi është ende larg.

Profesori i Shkencave Politike, Dritero Arifi thotë se përderisa Kosovën nuk e njohin edhe pesë vendet e BE-së nuk është e mundur as marrja e statusit të kandidatit.

Ndonëse thotë se në aspektin ligjor Kosova qëndron shumë mirë, ngase pothuajse i gjithë legjislacioni është [përafruar me atë të BE-së.“Sa i përket statusit nuk besoj që mund të ndodh jo këtë vit por derisa nuk na njohin 5 vendet e BE sepse çdo vend që bënë kërkesë për anëtarësim të ketë unanimitet. Nuk besoj që mund të kemi pajtim mes vendeve të BE që Kosova ta merr statusin kandidat”.“Në aspektin ligjor shumë ligje janë të adaptuara në bazë të ligjeve të BE. Nga aspekti i mentalitetit si veprojmë jemi shumë larg. Duhet te kalojnë edhe disa vite që ne edhe nga aspekti kulturor e mental të jemi të përafërt me një qytetar të BE. Pra duhet institucionet tona të prodhojnë politika pozitive për të ngritur mirëqenien e qytetarit”.

FIDANISHTJA

Edhe Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk ka gjasa që ky proces të ndodhë brenda këtij viti.Sipas tij, në këtë fazë është e rëndësishme të sigurohen votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“E rëndësishme është që Kosova ka aplikuar fillimisht në Këshillin e Evropës dhe krahas aspekteve tjera nëse Kosova i plotëson ose jo kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës edhe në këtë rast nuk kërkohet juridikisht kritere shumë të larta mirëpo vendimi është politik. Duhet të bëhet edhe një lobim politik për t’i siguruar votat për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.“Sa i përket BE përkundër faktik se është e rëndësishme ndërmarrja e secilit veprim në këtë drejtim nuk shoh gjasa objektive që brenda këtij viti Kosova ta merr statusin e kandidatit. Kjo rruge është më e largët sesa që mund të themi nëse bëhet fjale për këtë vit ose jo”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.