Uji Dea

Statovci: Qeveria teknike do të ishte si një Qeveri totalitare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja Jeta Statovci ka thënë se propozimi për Qeveri tranzitore nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk ka qenë i duhur, në momentin kur Lëvizja Vetëvendosje i ka ftuar për koalicion.

Ajo ka deklaruar se, nëse do të kishte një Qeveri të përgjithshme nga të gjitha partitë, Kuvendi nuk do të kishte mundësi t’i kërkojë llogari Qeverisë, pasi të gjitha subjektet politike do të ishin pjesë e saj.

KKVITI

“Lumir Abdixhiku ka ofruar një qeveri të të gjithëve. Ne ishim të mjaftueshëm për të zgjidhur secilin proces në vend. Besoj se edhe me Nismën, në kombinim në hallkën e radhës, ose me mundësinë e zgjerimit, edhe çështja e presidentit do të ishte zgjidhur”, ka thënë ajo.

“Në idenë fillestare të bashkëpunimit me LDK-në, çështja e institucioneve ishte menduar të zgjidhej në tërësi, sepse ne ishim të mjaftueshëm. Andaj ka qenë e palogjikshme të kundërpropozohet një qeveri e të gjithëve, që në një farë forme i bie të jetë edhe qeveri totalitare. Sepse, nëse është e të gjithëve, kush është mekanizmi që e mban një qeveri të përbërë nga të gjitha partitë politike në llogaridhënie?”, ka përfunduar Statovci në Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.