GRANDEMALL

Statistikat impresionuese të Vedat Muriqit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vedat Muriqi po vazhdon t’i mahnitë të gjithë me statistikat impresionuese. Ylli kosovar i ka zhvilluar 990 minuta në 11 ndeshje brenda 68 ditësh. Ai i ka realizuar 5 gola për Fenerbahçen këtë sezon dhe 3 për Kosovën në muajt shtator e tetor.

Vedat Muriqi po e vazhdon formën impresionuese të sezonit të kaluar, të cilën e kishte shfaqur me ekipin Rizespor, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi kosovar i ka realizuar 5 gola në 9 ndeshje me Fenerbahçen këtë sezon, në sezonin e tij më të mirë në karrierë në nëntë xhirot e para.

Ai e ndihmoi ekipin nga Stambolli t’i regjistrojë dy fitore radhazi dhe të ngritet në tabelë.

Muriqi i ka zhvilluar nga 90 minuta në të gjitha ndeshjet.

Vedati i ka zhvilluar 11 ndeshje në 68 ditë, duke treguar se mund të luajë pa problem për plot 90 minuta.

25 vjeçari thotë se të gjitha këto i ka arritur për shkak të jetës së një profesionisti, por edhe punët ekstra që e bën.

Mobi Casa

Sezonin e kaluar, ai i kishte kompletuar të gjitha ndeshjet duke luajtur nga 90 minuta, respektivisht 33 sosh.

Ai ishte zëvendësuar vetëm në duel me Goztepen, kur i kishte zhvilluar 64 minuta.

Në edicionine kaluar me Rizesporin sulmuesi prizrenas i kishte shënuar 17 gola në Superligën turke, ndërsa këtë edicion synon ta thyejë këtë rekord personal.

Përfaqësuesi kosovar është i gjatë 194 centimetra dhe ai po e shfrytëzon mjaft mirë këtë avantazh.

Muriqi i kishte mesatarisht 4,8 topa të fituar në ajër në 9 ndeshjet e para në fanellën e Fenerbahçes.

Ai i realizoi tre gola në po aq ndeshje për Kosovën në kualifikimet e Euro 2020, në shtator realizoi ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë dhe në muajin tetor kundër Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.