Eko Higjiena

Statistikat e Xhakës me Zvicrën sugjerojnë se ai i është kthyer formës së tij më të mirë

/ 3 minuta lexim

Granit Xhaka i Arsenalit e mori të gjithë vëmendjen në fitore bindëse me rezultat 6:1 të Kombëtares së Zvicrës kundër Gjibraltarit, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian të hënën.

E ardhmja e Granit Xhakës në Arsenal nuk është e sigurt, për shkak të zënkës së tij me tifozët e vet në ndeshjen kundër Crystal Palace para tre javësh. Përfaqësuesit të Zvicrës i është marrë shiriti i kapitenit pas incidentit dhe ai nuk ka luajtur për “Topçinjtë” më, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari nuk do ta ketë të vështirë të gjejë klube të interesuara për ta transferuar atë, përderisa RSI raportoi se ai është duke kërkuar shtëpi për të blerë në Itali, ky Milani shihet si favorit për transferimin e tij në janar. Xhaka do të mundë t’i shërbente Milanit, që është në vështirësi me vetëm katër fitore nga 12 ndeshjet e para.

Xhakës duket se i është kthyer vetëbesimi pas dy paraqitjeve mbresëlënëse për ekipin kombëtar të Zvicrës gjatë javës së fundit, kundër Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit.

Uji Dea

Kur inkuadrohet në skema të lojës që i përshtaten atij, Xhaka është njëri ndër më të mirët në ligë për punën që e ka, shkruan HITC. Pasimet e tij të gjata janë mbresëlënëse dhe Nicolas Pele e Pierre-Emerick Aubameyang mund të përfitojnë nga ato në rastet kur Arsenali është në kundërsulm.

Xhaka luajti në rolin e një mesfushori “box-to-box” mbrëmë kundër Gjibraltarit dhe mori lëvdata për paraqitjen e tij. Edhe pse ishte kundër një rivali inferior, mesfushori e dëshmoi pse ishte aq shumë i vlerësuar nga persona si Arsene Wenger dhe pse mund të ketë ende të ardhme në Emirates.

Ai e shënoi një gol shumë të mirë ën fund të ndeshjen për vendin e tij, mirëpo lëvdatat më të mëdha i mori për paraqitjen e tij në përgjithësi. Ai e preku topin 126 herë dhe ishte 84 për qind i saktë në pasime. Xhaka i kompletoi shtatë nga nëntë pasimet e tij të gjata dhe ishte 100 për qind i saktë në driblime. Ai i bëri katër ndërhyrje dhe i humbi vetëm dy nga duelet me kundërshtarët. Kjo statistikë e fundit flet më së shumti për formën e mirë të Xhakës, pasi që pikërisht për këtë gjë është kritikuar më së shumti mesfushori në Arsenal.

Kjo paraqitje e Xhakës mund të ndikojë që Arsenali të mos ngutet në vendimin për ta shitur ose Xhakës në janar. Pasi që Xhaka, kur luan në pozitën e tij të preferuar, mund të jetë kyç në ndeshje, Arsenali mund të vendosë t’ia japë atij edhe një mundësi, veçanërisht pasi që nuk e kanë një zëvendësues të përsosur për të momentalisht. /Gazeta Express/