Mobi Casa

Statistikat e derbit lokal në mes Gjilanit dhe Dritës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Derbi lokal më i madhi në Kosovë në mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 15:00, ky derbi do të jetë derbi i 30-të i zhvilluar në garat kampionale.

Në ballafaqimet totale si ato kampionale dhe ato të Kupës së Kosovës këto dy klube janë takuar 36 herë, skuadra “bardh e kaltër” e Dritës ka shënuar 15 fitore, Gjilani 11 ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Duhet përkujtuar që këto dy rivalë të futbollit kanë zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore në vitin 1999 para 15,000 mijë shikuesve, ky takim patë përfunduar me rezultat 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penaltive ngadhënjen Drita me rezultat 4-3.

Në të gjitha ballafaqimet Drita ka shënuar 40 gola, ndërsa Gjilani ka shënuar 32 gola.

NDESHJET KAMPIONALE

Në ndeshjet kampionale janë zhvilluar 29 derbi, Drita ka shënuar 10 fitore, Gjilani 9, ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Këto janë ndeshjet e zhvilluara në kampionatin e Kosovës:

1999/00: Gjilani-Drita (0-3) dhe Drita-Gjilani (3-1)
2000/01: Drita-Gjilani (0-0) dhe Gjilani-Drita (3-0)(rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj)
2001/02: Gjilani-Drita (0-1) dhe Drita-Gjilani (3-0)
2002/03: Drita-Gjilani (0-0) dhe Gjilani-Drita (1-6)
2003/04: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani bojkotoi Superligën
2004/05: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë
2005/06 dhe 2006/07: Nuk u zhvillua derbi pasi që Drita luajti në ligën e dytë
2007/08: Drita-Gjilani (1-1) dhe Gjilani-Drita (2-0)
2008/09: Gjilani-Drita (2-1) dhe Drita-Gjilani (1-3)
2009/10: Nuk u zhvillua derbi pasi që Drita luajti në ligen e dytë
2010/11: Drita–Gjilani (0-0) dhe Gjilani-Drita (0-0) (hera e parë që derbi u zhvillua në Ligën e Parë)
2011/12: Gjilani-Drita (0-1) – Drita-Gjilani (2-0) dhe Drita (1-2) Gjilani
2012/13: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë
2013/14: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë
2014/15: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë
2015/16: Drita-Gjilani (0-3) – Gjilani-Drita (0-2) dhe Drita-Gjilani (0-1)
2016/17: Drita-Gjilani (0-1) – Gjilani-Drita (1-1) dhe Gjilani-Drita (0-1)
2017/18: Drita-Gjilani (1-1) – Gjilani-Drita (0-0) dhe Gjilani-Drita (1-1)
2018/19: Gjilani-Drita (1-0) – Drita-Gjilani (3-1) dhe Gjilan-Drita (0-0)

29 ndeshje në garat kampionale:

Drita- 10 fitore
Gjilani- 9 fitore
Barazim- 10

Golaverazhi në derbit në garat kampionale:
Drita ka shënuar 32 gola
Gjilani ka shënuar 25 gola

Historiku i derbit në garat e Kupës

Drita dhe Gjilani në ndeshjet për Kupën e Kosovës janë takuar 7 herë, Drita ka shënuar 5 fitore ndërsa Gjilani 2.

Këto janë ndeshjet e zhvilluara ne Kupën e Kosovës:

KKVITI

1999/00: Gjysmëfinalja:
Drita-Gjilani (1-0)
Gjilani-Drita (2-1) (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasiqë Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)
Gjilani u kualifikua në finale.

2000/01: Finalja:
Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës).

2001/02: Gjysmëfinalja:
Gjilani-Drita (1-0)
Drita-Gjilani (2-1)
(Gjilani u kualifikua në finale)

2007/08: 1/8 e finales:
Drita-Gjilani (1-0)

2013-14: Çerekfinale
Gjilani 1:3 Drita

Statistikat e shtate derbive në garat e Kupës:

Drita: 5 fitore
Gjilani: 2 fitore

Golaverazhi në garat e kupës:
Drita ka shënuar- 8 gola
Gjilani ka shenuar – 7 gola

NDESHJA MIQSORE

1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)

Statistikat e përgjithshme e 36 derbive të pasluftës:

Drita: 15 fitore
Gjilani: 11 fitore
Barazime: 10 ndeshje

Golavarazhi nga 36 ndeshjet derbi të pasluftës në garat Kampionale dhe të Kupës:

Drita ka shënuar – 40 gola
Gjilani ka shënuar -32 gola