Hidromorava

Statistikat e derbit lokal në mes Dritës dhe Gjilanit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Derbi lokal më i madhi në Kosovë në mes Dritës dhe Gjilanit, do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 13:00, ky derbi do të jetë derbi i 31-të i zhvilluar në garat kampionale.

Në ballafaqimet totale si ato kampionale dhe ato të Kupës së Kosovës këto dy klube janë takuar 37 herë, skuadra “bardh e kaltër” e Dritës ka shënuar 16 fitore, Gjilani 11 ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Duhet përkujtuar që këto dy rivalë të futbollit kanë zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore në vitin 1999 para 15,000 mijë shikuesve, ky takim patë përfunduar me rezultat 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penaltive ngadhënjen Drita me rezultat 4-3.

Në të gjitha ballafaqimet Drita ka shënuar 41 gola, ndërsa Gjilani ka shënuar 32 gola.

NDESHJET KAMPIONALE

Në ndeshjet kampionale janë zhvilluar 30 derbi, Drita ka shënuar 11 fitore, Gjilani 9, ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë.

Këto janë ndeshjet e zhvilluara në kampionatin e Kosovës:

1999/00: Gjilani-Drita (0-3) dhe Drita-Gjilani (3-1)

2000/01: Drita-Gjilani (0-0) dhe Gjilani-Drita (3-0)(rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj)

2001/02: Gjilani-Drita (0-1) dhe Drita-Gjilani (3-0)

2002/03: Drita-Gjilani (0-0) dhe Gjilani-Drita (1-6)

2003/04: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani bojkotoi Superligën

2004/05: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë

2005/06 dhe 2006/07: Nuk u zhvillua derbi pasi që Drita luajti në ligën e dytë

2007/08: Drita-Gjilani (1-1) dhe Gjilani-Drita (2-0)

2008/09: Gjilani-Drita (2-1) dhe Drita-Gjilani (1-3)

2009/10: Nuk u zhvillua derbi pasi që Drita luajti në ligen e dytë

2010/11: Drita–Gjilani (0-0) dhe Gjilani-Drita (0-0) (hera e parë që derbi u zhvillua në Ligën e Parë)

2011/12: Gjilani-Drita (0-1) – Drita-Gjilani (2-0) dhe Drita (1-2) Gjilani

2012/13: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë

2013/14: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë

2014/15: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë

FITORJA

2015/16: Drita-Gjilani (0-3) – Gjilani-Drita (0-2) dhe Drita-Gjilani (0-1)

2016/17: Drita-Gjilani (0-1) – Gjilani-Drita (1-1) dhe Gjilani-Drita (0-1)

2017/18: Drita-Gjilani (1-1) – Gjilani-Drita (0-0) dhe Gjilani-Drita (1-1)

2018/19: Gjilani-Drita (1-0) – Drita-Gjilani (3-1) dhe Gjilan-Drita (0-0)

2019/20: Gjilani-Drita (0-1)

30 ndeshje në garat kampionale:
Drita- 11 fitore
Gjilani- 9 fitore
Barazim- 10

Golaverazhi në derbit në garat kampionale:
Drita ka shënuar 33 gola
Gjilani ka shënuar 25 gola

HISTORIKU I DERBIT NE GARAT E KUPES:

Drita dhe Gjilani në ndeshjet për Kupën e Kosovës janë takuar 7 herë, Drita ka shënuar 5 fitore ndërsa Gjilani 2.

Këto janë ndeshjet e zhvilluara ne Kupën e Kosovës:

1999/00: Gjysmëfinalja:
Drita-Gjilani (1-0)
Gjilani-Drita (2-1) (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasiqë Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)
Gjilani u kualifikua në finale.

2000/01: Finalja:
Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës).

2001/02: Gjysmëfinalja:
Gjilani-Drita (1-0)
Drita-Gjilani (2-1)
(Gjilani u kualifikua në finale)

2007/08: 1/8 e finales:
Drita-Gjilani (1-0)

2013-14: Çerekfinale
Gjilani 1:3 Drita

Statistikat e shtate derbive në garat e Kupës:
Drita: 5 fitore
Gjilani: 2 fitore

Golaverazhi në garat e kupës:
Drita ka shënuar- 8 gola
Gjilani ka shenuar – 7 gola

NDESHJA MIQSORE

1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)

Statistikat e përgjithshme të 37 derbive të pasluftës:
Drita: 16 fitore
Gjilani: 11 fitore
Barazime: 10 ndeshje

Golavarazhi nga 37 ndeshjet derbi të pasluftës në garat Kampionale dhe të Kupës:
Drita ka shënuar – 41 gola
Gjilani ka shënuar -32 gola

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.