Statistikat e derbit Gjilani – Drita
Gjilan – Sa herë që takohen dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita e Gjilani ethet e futbollit i kaplojnë dashamirët e futbollit të Anamoravës e më gjerë, dhe me të drejt ky derbi futbollistik ka marrë epitetin si derbi mw i madh në Kosovë.
Rivaliteti i këtyre dy skuadrave të cilat duhet të mburret futbolli i Kosovës për korrektësinë që ka dhe rivalitetin në fushën e futbollit, ka bërë që shumë dashamirë të futbollit në Kosovë dhe jashtë saj t’ia mësyejn qytetit të Gjilanit, për ta përjetuar kënaqësinë e futbollit si në fushën e futbollit njashtu edhe të dy tifo klubeve atyre “Intelektualëve” të Dritës dhe “Skifterave” të Gjilanit.
Statistikat e këtyre ballafaqimeve në mes këtyre dy klubeve ka bërë të dëshmohet se saherë që janë takuar secili derbi ka qenë histori në vete.
Në ballafaqimet totale si ato kampionale dhe ato të Kupës së Kosovës këto dy klube janë takuar 28 herë, skuadra “bardh e kaltër” e Dritës ka shënuar 13 fitore , Gjilani 10 ndërsa 5 ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë.
Duhet përkujtuar këto dy rivale të futbollit kanë zhvilluar vetëm një ndeshje miqësore në vitin 1999 para 15,000 mijë shikuesve, ky takim patë përfunduar me rezultat 1-1 ndërsa pas ekzekutimit të penaltive ngadhënjen Drita me rezultat 4-3.
Në të gjitha ballafaqimet Drita ka shënuar 34 gola (minus një gol i hequr me rezultat zyrtar), ndërsa Gjilani ka shënuar 27 gola (prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare).
Në ndeshjet kampionale janë zhvilluar 21 derbi, Drita ka shënuar 8 fitore, Gjilani 8 ndërsa 5 ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë.
Në ndeshjet për Kupën e Kosovës janë takuar 7 herë Drita ka shënuar 5 fitore ndërsa Gjilani2.
Në përfundim po japim të gjitha ndeshjet e zhvilluara si të kampionatit të Kosovës njashtu edhe atyre të Kupës së Kosovës .
Garat Kampionale:
1999/00: Gjilani-Drita (0-3) dhe Drita-Gjilani (3-1)
2000/01: Drita-Gjilani (0-0) dhe Gjilani-Drita (3-0)(rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj)
2001/02: Gjilani-Drita (0-1) dhe Drita-Gjilani (3-0)
2002/03: Drita-Gjilani (0-0) dhe Gjilani-Drita (1-6)
2003/04: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani bojkotoi Superligën
2004/05: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë
2005/06 dhe 2006/07: Nuk u zhvillua derbi pasi që Drita luajti në ligën e dytë
2007/08: Drita-Gjilani (1-1) dhe Gjilani-Drita (2-0)
2008/09: Gjilani-Drita (2-1) dhe Drita-Gjilani (1-3)
2009/10: Nuk u zhvillua derbi pasi që Drita luajti në ligen e dytë
2010/11: Drita–Gjilani (0-0) dhe Gjilani-Drita (0-0) (hera e parë që derbi u zhvillua në Ligën e Parë)
2011/12: Gjilani-Drita (0-1) – Drita – Gjilani (2-0) dhe Drita (1-2) Gjilani
2012/13 : Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë
2013/14 : Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë
2014/15: Nuk u zhvillua derbi pasi që Gjilani ishte në ligen e dytë
2015/16: Drita-Gjilani (0-3) – Gjilani-Drita (0-2) dhe Drita-Gjilani (0-1)
2016/17: Drita-Gjilani (0-1) –
21 ndeshje në garat kampionale:
Drita- 8 fitore
Gjilani- 8 fitore
Barazim- 5
Historiku i derbit në garat e Kupës:
1999/00: Gjysmëfinalja:
Drita-Gjilani (1-0)
Gjilani-Drita (2-1) (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasiqë Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)
Gjilani u kualifikua në finale.
2000/01: Finalja:
Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës).
2001/02: Gjysmëfinalja:
Gjilani-Drita (1-0)
Drita-Gjilani (2-1)
(Gjilani u kualifikua në finale)
2007/08: 1/8 e finales:
Drita-Gjilani (1-0)
2013-14: Çerekfinale
Gjilani 1:3 Drita
Statistikat e shtate derbive në garat e Kupës:
Drita: 5 fitore
Gjilani: 2 fitore
Ndeshje miqësore:
1999: Drita-Gjilani 5:4 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 4:3 për Dritën)
Statistikat e përgjithshme e 28 derbive të pasluftës:
Drita: 13 fitore
Gjilani: 10 fitore (prej tyre, dy me rezultat zyrtar)
Barazime: 5 ndeshje
Golavarazhi nga njëzeteshtatë (28) derbi të pasluftës:
Drita: shënoi 34 gola (minus një gol i hequr me rezultat zyrtar)
Gjilani: shënoi 27 gola (prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare)


