Mobi Casa

Statistika shqetësuese për mësimin plotësues në diasporë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Mësimi plotësues shqip në diasporë nuk është më shumë se 5 për qind, apo afro 30 mijë nxënës, kundrejt 700 mijë sa llogariten se janë në diasporën shqiptare. Këto statistika u cilësuan si shumë shqetësuese. Pikërisht për t’i identifikuar problemet në këtë drejtim dhe për t’u gjetur zgjidhje atyre çështjeve, Ministria e Diasporës ka organizuar konferencën kombëtare treditore me temën “Institucionalizimi i mësimit plotësues në diasporë dhe në mërgatë”.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka thënë se sipas statistikave të përafërta që ata i kanë, pjesëmarrja e nxënësve në mësimin plotësues shqip në diasporë llogaritet të jetë rreth 5 për qind, kurse në nivel kombëtar ai ka thënë se ka drojë se kjo përqindje është edhe më e vogël.

“Nga të dhënat e përafërta që kanë institucionet dhe asociacionet e ndryshme, në veçanti ato të cilat merren drejtpërdrejt me mësimin plotësues në diasporë, vlerësohet se pjesëmarrja e nxënësve shqiptarë në diasporë në shkollën me mësim plotësues është ose sillet diku rreth 5 për qind, me ngritjet dhe zbritjet e saj në periudha të ndryshme, ndërkaq ka drojë se në nivel kombëtar është edhe më e vogël”, ka thënë ai.

Ai ka beson se të gjithë pajtohen se gjendja e shkollës shqipe me mësim plotësues në diasporë, me gjithë angazhimin dhe kontributin e madh edhe të vetë mërgimtarëve, mësimdhënësve, prindërve, institucioneve, lë shumë për të dëshiruar.

Makolli ka thënë se faktorët që kanë ndikuar në këtë gjë janë të shumtë, e që shpreson se gjatë kësaj konference do të identifikohen dhe t’u jepet zgjidhje e duhur.

Ai po ashtu ka thënë se edhe kjo çështje është ndër prioritetet e MD-së, në krijimin e një sistemi unik arsimor si dhe kultivimin e kulturës dhe traditës kombëtare.

Kurse, ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja ka thënë se statistikat që u dhanë jashtë shqetësuese dhe fatkeqësisht edhe të vërteta.

RCCOLA

Ai ka thënë se në radhë të parë duhet të emancipohen dhe të vetëdijesohen prindërit se duhet t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollë, sepse, sipas tij, vetëm ashtu fëmijët do të jenë të suksesshëm, ashtu siç kërkohet edhe nga vendi ku jetojnë.

“Statistikat që kemi janë shqetësuese. Pse shqetësuese? U tha se nuk kalon 5 përqindëshin përfshirja e mësimit plotësues në diasporë dhe kjo është fatkeqësisht e vërtetë. Dhe kam përshtypjen që duhet të intensifikohet në një formë pak me tjetër. Të emancipohen në radhë të parë prindërit e pastaj fëmijët që të shkojnë në shkollë. E kam hallin jo të emancipimi i përgjithshëm, por të emancipimi strikt, ekzakte dhe saktë për të qenë më të ndërgjegjshëm duhet që fëmijët e tyre në radhë të parë të mësojnë gjuhën, kulturën, traditën, etnosin, historinë e tyre dhe të jenë tamam të suksesshëm ashtu siç kërkohet në vendet ku janë”, ka thënë ai.

Sa i përket numrit të nxënësve dhe mësimdhënësve, ai ka thënë se sipas statistikave që MASHT i ka, numri i nxënësve në diasporë nuk e kalon numrin 30 mije, kundrejt 700 mije sa ka gjithsej.

Ai ka thënë se duhet e jetë një kurrikulë e unifikuar, ta amandamentohet ligji për arsimin para universitar, të koordinohen aktivitetet në mes të MASHT-it dhe Ministrisë së Diasporës etj.

Ndërkaq, ministri i Arsimit i Shqipërisë, Myqerem Tafaj, ka thënë po ashtu se të dhënat që u prezantuar janë të pakënaqshme. Ai ka thënë se në ato shtete ku ka program për mësimin plotësues, duket qartë se statistikat qëndrojnë më mirë, kurse në ato vende ku nuk ka, shihet se ka ngecje të madhe në atë drejtim.

“Të dhënat që i solli ministri janë të dhëna natyrisht të pakënaqshme. Duket qartë se në vendet ku ka programe nga qeveritë e vendeve pritëse janë shumë më të mira, kurse në vendet e tjera, nëse flasim për 5 për qind apo 10 për qind, atëherë që këtu e kuptojmë rëndësinë e problemit që shumë pak fëmijë janë të përfshirë në procesin e gjuhës dhe kulturës amtare”, ka thënë ai.

Në këtë drejtim ai ka thënë se puna dhe veprimtaria e mësimdhënësve, në radhë të parë, është që të punojnë me fëmijët në diasporë, për mbajtjen gjallë të gjuhës dhe të identitetit kombëtar në vendet ku ju jetojnë me një vlerë dhe rëndësi të jashtëzakonshme, si për ruajtjen e identitetit kombëtar, ashtu edhe për lehtësimin e procesit të integrimit të të rinjve, në mënyrë të veçantë, në vendet pritëse. Në këtë drejtim ai ka premtuar mbështetjen e tij dhe të shtetit shqiptar./kosovapress/