Statistika fantastike e Januzajt, më i mirë se Messi
Adnan Januzaj është një ndër lojtarët që kryen më së shumti driblime në Evropë. “Whoscored.com” ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë në aspektin e driblimeve, dhe në mesin e tyre është edhe Adnan Januzaj, që dita ditës po bëhet më i rëndësishëm te Real Sociedadi, raporton Gazeta Express.
Sipas “Whoscored.com”, dribluesi më i mirë në top pesë ligat evropiane është Neymar i PSG-së (4.8), që ndiqet nga Ben Arfa i Rennes (4.6), Saint-Maximin i Nice (4.3) dhe Boufal i Celta (4.2).
Januzaj renditet i pesti në këtë listë (4.1), duke lënë prapa Leo Messin (3.8), Marcus Thuram (3.5) dhe Eden Hazard (3.4).
Januzaj ka bërë 19 paraqitje deri më tani këtë edicion, dhe ka shënuar një gol – teksa ka dhuruar 4 asistime.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit po vuan nga dëmtimet e shpeshta, për cka edhe mungoi në ndeshjen e së hënës, që Sociedadi barazoi 0-0 me Gironën. /Gazeta Express/


