RCCOLA

Statham: Stallone më i miri i filmave aksion

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Jason Statham ka mohuar thëniet se ai është në krye kur është fjala për filmat aksion, duke thënë se Sylvester Stallone ende është mbret i këtij zhanri.

Ylli britanik ka punuar me Stallonen edhe një herë në filmin “The Expendables 2” dhe thotë se ai ka mbetur i befasuar nga përkushtimi i yllit të filmave Rocky e Rambo, i cili tash është 65 vjeçar.

Uji Dea

“Sly në fakt është në krye të kësaj pasi ai është një person shumë i vendosur. Nëse dikush e di si ta bëjë, është Z. Stallone. Ai e ka udhëhequr zhanrin aksion për dekada dhe vazhdon ta bëjë këtë. Dhe për këtë arsye ai le prapa secilin – Chuck Norris, Arnie, Bruce Willis. Është mrekulli!”, ka thënë Statham. /Telegrafi/