UBT

Stanqiqi për disa ditë mbetet i izoluar, bora rrezikon banorët e mbetur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sefedin Bajrami banor i Stanqiqit i tha përmes telefonit rajonipressit se ka mbi 10 ditë që ky fshat është i izoluar nga bota. Bora që ka arritur në mbi 1.5 metra po rrezikon jetën e banorëve sepse askush nuk ka dalur për ta hapur rrugën thotë ai.

Fshati Stanqiq po përjeton momente të rënda, e tërë kjo pasiqë bora që ka arritur në mbi 1.5 metra nuk është larguar nga rruga tash e disa ditë raporton rajonipress.

ARKATANA

Sefedin Bajrami banor i Stanqiqit i tha përmes telefonit rajonipressit se ka mbi 10 ditë që ky fshat është i izoluar nga bota. Bora që ka arritur në mbi 1.5 metra po rrezikon jetën e banorëve sepse askush nuk ka dalur për ta hapur rrugën thotë ai.

Sefedin Bajrami tha se kur po vijnë zgjedhjet të gjithë po na vizitojnë dhe po kërkojnë që t`i votojmë kurse tani në këtë situatë kur fëmijët e familjet tona rrezikojnë jetërat askush nuk po përgjigjet. “Kërkojmë nga institucionet komunale që urgjentisht të dalin në Stanqiq dhe ta hapin rrugën sepse jemi në hall të madh. Kanë filluar edhe ushqimet të na harxhohen dhe po rrezikohen edhe bagëtitë” tha Bajrami./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.