UBT

Stanqiqi dy muaj pa energji elektrike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Fshati Stanqiq ka dy muaj që nuk ka energji elektrike. Kadri Bajrami përfaqësues i fshatit tha për rajonipress se të kota kanë qenë kërkesat e tyre në KEK që të lëshohet rryma edhe në këtë pjesë kufitare. Sipas tij dikush në KEK për qëllime politike po e dënon tërë fshatin.

Ka dy muaj që kanë mbetur në terr. Stanqiqi që pretendon në të ardhmen të bëhet një pikë kufitare moderne është pa energji elektrike.

Kadri Bajrami përfaqësues i fshatit që numëron vetëm 12 shtëpi me 60 banorë tha për rajonipress se nuk e ka të qartë pse KEK-u nuk intervenon dhe nuk e lëshon energjinë elektrike.”Unë dyshoj se dikush për qëllime të caktuara politike në KEK po na hakmerret. Ne nuk jemi njerëz të politikës dhe ua bëjmë me dije atyre që veprojnë në emër të institucioneve publike se po bëjnë një gabim të madh me Stanqiqin” tha Bajrami.

Eco Higjiena

Bajrami tha se kërkojnë nga institucionet komunale dhe nga vet kryetari i komunës që të ndërhyjë në këtë rast dhe banorët mos të mbeten të izoluar. “Ne kemi edhe familje dhe të gjitha gjërat ushqimore tashmë na janë prishur. Kemi qumështin dhe shumë gjëra tjera nga të cilat jetojmë e që tani veç kanë nisur të prishen” sqaron Bajrami.

Bajrami tha se kanë grumbulluar një sasi të mjeteve dhe i kanë deponuar në KEK, por sërish rryma nuk është lëshuar. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.