GRANDEMALL

Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se ende s’ka ndonjë gjë të re sa i përket raportit të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, raport të cilin do t’ua dorëzojë shteteve anëtare lidhur me heqjen e masave apo edhe zgjerimin e tyre.

Besnik Velija

Në përgjigjen dhënë për Express, Stano ka potencuar se deklarimet e dhëna rreth raportit të Borell mbesin valide, duke marrë parasysh edhe veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit, që zëdhënësi i BE-së i quan “të padobishme”.

“Nuk ka asgjë të re për të raportuar dhe ajo që kemi deklaruar është ende e vlefshme – edhe në dritën e zhvillimeve të fundit të padobishme rreth çështjes së dinarit”, ka thënë Peter Stano për Gazetën Express.

Por çfarë kishte deklaruar Peter Stano i pyetur rreth masave dhe raportit të Jospe Borell në konferencën e mbajtur më 7 maj 2024 në Bruksel?

Eco Higjiena

Zëdhënësi i BE-së kishte treguar se është Këshilli i Bashkimit Evropian ai që do të diskutojë për heqjen e mundshme të masave apo zgjerimin e tyre bazuar në zhvillimet në terren, në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, rreth përmbushjes së kushteve të BE-së për heqjen e masave.

Stano kishte thënë më 7 maj se raporti pothuajse është afër finalizimit dhe se do t’iu dorëzohet shteteve anëtare .

“Procedura është treguar në konkluzat e Këshillit në dhjetor. Këshilli do të diskutojë heqjen e mundshme të masave apo zgjerimin e tyre, bazuar në zhvillimet në terren, në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kushteve të BE-së për Kosovën kur masat ishin vendosur. Mund të konfirmoj se raporti është afër finalizimit dhe potencialisht afër dorëzimit tek shtetet anëtare”, kishte deklaruar Peter Stano nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër pas aksionit të fundit të insitutcioneve të Kosovës në veri të vendit, ku edhe është mbyllur banka postare e Serbisë dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave.

BE kishte konstatuar se operacioni policor në Veri rreth dinarit ka qenë eskalues, që shkon kundër frymës së normalizimit, pengon vazhdimin e negociatave dhe se provon “përsëri që autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara në vend të bashkëpunimit”./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.