UBT

Stano: Rezultatet e bisedimeve për dinarin varen nga aftësia e të dyja palëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përfundimi i raundit të katërt të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, i mbajtur më 18 prill në Bruksel për çështjen e dinarit nuk dha rezultate drejt një zgjidhjeje. Kjo ngjalli dyshimet se ky proces po shkon drejt dështimit, pasi palët nuk po arrijnë pajtueshmëri mbi një propozim të ndërmjetësit, Miroslav Lajçak.

Rtv21 ka kërkuar përgjigje nga BE-ja, nëse bisedimet Kosovë-Serbi për çështjen e dinarit po shkojnë drejtë dështimit, zëdhësi i BE-së, Peter Stano, tha se rezultatët varën nga aftësia e të dyja palëve.

“Rezultati i bisedimeve të vazhdueshme varet vetëm nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në mënyrë evropiane dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht”, tha Stano.

Menjëherë pas takimeve kryenegociatorët dhanë qëndrimet e tyre. Kryenegociatori i Kosovës, Besbik Bislimi, takimin e kishte quajtur “të kotë dhe pa rezultate”. Ndërkohë, kryenegociatori i Serbisë,Petar Petkoviq, tha se Serbia “bëri gjithçka për të gjetur zgjidhje”.Bisedimet e 18 prillit për dinarin u mbajtën nën tensionin e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku Kosova kaloi fazën e dytë me sukses, pavarësisht një fushate agresive të Serbisë kundër Kosovës.

BE-ja kishte paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se mosrezultatet e bisedimeve në Bruksel do të ndikojnë në rrugën integruese për të dyja palët. Por, sa e pengon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mos arritja e një marrëveshje në Bruksel për çështjen e dinarit?

Mobi Casa

Zëdhënësi i këtij unioni, Peter Stano, tha se dialogu i Brukselit nuk ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Këshilli i Evropës është një organizatë krejtësisht e ndryshme nga BE-ja dhe nuk ka të bëjë fare me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano.

BE-ja ka paralajmëruar shumë shpejt takimin e radhës midis kryenegociatorëve në Bruksel për dinarin.

Më 1 shkurt hyri në fuqi Rregullorja e BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave në territorin e Kosovës.