Hidromorava

Stano: Qëllimi i dialogut nuk është njohja, por normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se qëllimi i dialgout nuk është njohja, por normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të rregullt për media, Stano deklaroi se objektivi i BE-së është që të arrihet marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.

“Qëllimi i dialogut nuk është njohja, objektivi i dialogut është normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe sa i takon situatës së normalizimit të raporteve është e vendosur nga të dyja palët”, tha ai.

Stano theksoi se u takon të dy palëve të vendosin gjersa BE-ja është ndërmjetësuese e këtij dialogu.

ARKATANA

“Ne nuk e diktojmë çfarë do të bëjnë dhe si, por po i ndihmojmë me perspektivën, maturinë evropiane dhe kompromisin evropian, por objektivi dhe mandati jonë është që të arrijnë marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizim të raporteve”, u shpreh zëdhënësi i BE-së.

Stano po ashtu foli edhe për propozimin evropian, të cilin gjatë së hënës, e kanë pranuar Kosova dhe Serbia.

Sipas tij, ajo që u ra dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se do të punojmë me palët për zbatimin.

“Natyrisht, ne si BE do t’i ndihmojmë ata. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona lehtësuese. Ata e miratuan propozimin. Ata ranë dakord që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth dokumentit dhe se mund të kalojmë në fazën tjetër”, ka thënë Stano./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.