UBT

Stano: Presim që këtë vit të zbatohet Marrëveshja e Brukselit e Aneksi i Ohrit – të mos diskutohen formalitetet, por të punohet në substancë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha sot se presin që Kosova dhe Serbia këtë vit ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit për të cilat tha janë pajtuar e zotuar në fillim të 2023-së.

Ai këto komente i bëri në një paraqitje para mediave në Bruksel.

Fundamenti

Sipas tij, palët janë zotuar që të zbatojnë marrëveshjen.

“…Të gjithë e dinë se ku qëndrojnë, të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe ne presim zbatimin e plotë këtë vit, pasi është mundësi e mirë që të punohet fort. Jo të diskutohen formalitete, por të punohet në substancë”, tha Stano. /Telegrafi/