GRANDEMALL

Stano për sulmin terrorist në Banjskë: Po presim me padurim raportin final të hetuesisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Vetëm katër muaj kanë kaluar që kur fshati Banjskë i Zveçanit u trondit nga një akt i dhunshëm terrorist kundër Policisë së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe, hetimet vazhdojnë të zhvillohen dhe sytë janë kthyer kah Bashkimi Evropian, i cili pret zbulimin tërë asaj që ka ndodhur në Banjskë.

Dy femra arrestohen në Mitrovicë – sulmuan fizikisht policet derisa ishin në stacion po…Kostadinovska-Stojçevska: 90 milionë denarë përkrahje për infrastrukturën e kulturës n…Ish-sportisti i skive sfidon temperaturat e ulëta në VoskopojëArrestohen dy persona në Han të Elezit – policia u gjeti marihuanëSfidat e industrisë së turizmit në Shqipëri

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media tha se po presin raportin përfundimtar dhe rëndësinë e të qenit të paanshëm për proces.

“Sa i përket Banjskës, s’mund të them asnjë informacion të ri momentalisht. BE pret me padurim përfundimin e hetimit nga autoritetet kosovare. Në momentin kur të kemi në dorë rezultatet, atëherë do t’i shqyrtojmë ato me kujdes për të nxjerrë konkluzione dhe për të marrë masat përkatëse, pa u ndikuar nga ndonjë mendje individuale në asnjë rast të veçantë,” u shpreh ai.

Në veçanti, Stano shprehu pritshmëritë për bashkëpunim absolut nga të gjithë ata që kanë dijeni apo informacion relevant që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjeve.

“BE pret një bashkëpunim të plotë nga çdo person që mund të kontribuojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e bashkëpunëtorëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve”, u shpreh më tej.

FIDANISHTJA

Çfarë kishte ndodhur në Banjskë?

Në mëngjesin e hershëm të datës 24 shtator 2023, një patrullë e forcave të Policisë së Kosovës u sulmua me armë dhe eksplozivë.

Rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën në aktin tragjik, një tjetër oficer u plagos seriozisht dhe një i tretë mori lëndime.

Në përgjigjen e menjëhershme të Policisë, u ekzekutuan disa nga agresorët, u plagosën dhe u arrestuan të tjerë, ndërsa pjesa tjetër arriti të ikë drejt Serbisë.

Ngjarja shokuese vazhdon të mbetet peng i pritjes me hetime që nuk kanë përfunduar ende.

Akti i dhunshëm u dënua nga shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare, disa prej të cilave e konsideruan veprim terrorist.

Millan Radoiçiq, i cili ka deklaruar haptazi se udhëhoqi grupin përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, tani përballët me statusin e një të kërkuari nga INTERPOL, duke u vendosur në listën e personave nën hetime për këtë akt të rëndësishëm./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.