FIDANISHTJA

Stano për marrëveshjen Kosovë-Serbi: BE-ja beson se s’ka kohë për t’u humbur

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sa herë flitet për marrëveshjen finale me Kosovën kërkon një zgjidhje kompromisi derisa thekson se shteti që drejton nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ky qëndrim i kreut të shtetit serb bie ndesh me kërkesën amerikane, meqë Washingtoni kërkon një finale Kosovë-Serbi me njohje reciproke.

Gazeta Express

Por çfarë thonë në Bruksel për qëndrimin e Vuçiqit “kurrë nuk e njohim Kosovën” dhe a synon edhe Bashkimi Evropian, njëjtë sikurse SHBA-ja, që procesi të përmbyllet me njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë?

Stano ka thënë për Express se nuk i komentojnë deklaratat e Vuçiqit, derisa thekson se synimi kryesor i BE-së është arritja e një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjërisht obligative.

“Ne zakonisht nuk komentojmë deklarimet e të tjerëve. Ne jemi të fokusuar për ta bërë më të mirën për t’i ndihmuar partnerët tonë në Beograd dhe Prishtinë për të proceduar me dialog drejt objektivit kryesor, që është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka zëdhënësi i BE’së për Gazetën Express, Peter Stano.

I pyetur nëse Bashkimi Evropian ka ndonjë limit kohor se deri kur duhet të arrihet marrëveshja finale dhe se cilat janë pritjet e z. Miroslav Lajcak nga procesi i negociatave, Stano ka thënë se u takon dy palëve të vendosin për ritmin, por shton se qëndrimi i BE-së është se nuk duhet humbur kohë.

ARKATANA

“U takon palëve të vendosin për ritmin. BE-ja beson se s’ka kohë për t’u humbur ”, ka përfunduar Peter Stano për Gazetën Express.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, më 15 qershor, megjithatë pa kurrfarë përparimi.

Kurti pas takimit ka njoftuar se kishte propozuar 4 pika si qëndrime të Kosovës, ku përfshihet shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA, nënshkrimi i një marrëveshje ku Kosova dhe Serbia zotohen që të mos e sulmojnë njëra-tjetrën, zgjidhja për pakicat në Kosovës përmes Këshillit Nacional, dhe të pagjeturit e të zhdukurit.

Derisa Vuçiq s’ishte pajtuar me asnjë prej propozimeve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, derisa kishte treguar se Kurti e kishte përsëritur disa herë kërkesën që Serbia ta njohë Kosovën.

Të dy do të takohen përsëri më 25 korrik me ndërmjetësimin e emisarit të BE’së, Miroslav Lajçak. Këtë proces të ndërmjetësimit të sllovakut e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Philip Reeker sot nga Ohri ka thënë se përkrahin punën e Lajçak duke kujtuar se ky i fundit bashkëpunon me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.