Uji Dea

Stano nuk i përjashton masat edhe për Serbinë: Jemi duke monitoruar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, nuk e ka përjashtuar mundësinë për masat e BE-së edhe ndaj Serbisë.

Ai gjithashtu tha se BE-ja është duke monitoruar Serbinë, dhe në rast se nuk i përmbushin kërkesat e tyre do të ndërmarrin masa edhe ndaj saj.

“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti. BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga Serbia dhe është e gatshme të marrë masa në rast të mospërputhjes”, tha Stano.

Bashkimi Evropian ka theksuar se situata në veri të Kosovës i ka shqetësuar seriozisht.

“Ne nuk mund të përballojmë paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë. Ne kemi dënuar dhunën dhe vazhdojmë thirrjet për de-përshkallëzimin e menjëhershëm nga të dyja palët”, u shpreh Stano.

Eco Higjiena

Stano deklaroi për Telegrafin se Përfaqësuesi i Lartë për politikë të jashtme dhe siguri, në emër të vendeve anëtare të BE-së ishte shumë i qartë për hapat e pritshëm për de-përshkallëzimin e menjëhershëm.

“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë jo shkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Kosovës/serbëve”, tha Stano

Ai shtoi se është thelbësore që palët të kthen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të ndodh zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe zbatimi i Aneksit të saj.

“Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, tha Stano.