FITORJA

Stano: Kosova e Serbia kanë detyrime ndërkombëtare, në të kundërtën pasojat janë të mëdha

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia kanё detyrime ndёrkombtёtare dhe nga tё dyja vendet pritet qё tё implementojnё marrёveshjen në plotni. Nё tё kundёrtёn, porosit Stano, do ketё pasoja.

“Sigurisht që do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja politike, pasoja reputacioni, si dhe pasoja financiare. Dhe kjo thuhet edhe në marrëveshjen e dakorduar, për të cilën janë pajtuar të dyja palët”, ka porositur Stano.

Kёto komentet e zёdhёnёsit tё Brukselit vijn pasi qё presidenti Serb Aleksandër Vuçiq sёrish ka pёrsёritur se shteti i tij nuk do i zbatoj tё gjitha nenet e marrёveshjes mbi rrugёn drejt normnalizimit tё marrёdhёnive nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё.

FITORJA

Ndonёse nuk deshi t’i komentoj drejtprёsёdrejti kёto cilёsime, zёdhёnёsi Peter Stano megjithatё rikujtoi Serbinё se ajo ka detyrime tё dala nga kjo marrёveshje tё cilat edhe do pёrsfhihen nё kapitullin 35 tё negocuiatave tё anёtarёsimit. Mungesa e zbatimit, sipas Stanos, do ketё pasoja edhe në procesin e përgjithshëm të anëtarësimit të Serbisë nё Bashkimin Evropian.

Vëzhgimi i zhvillimeve dhe veprimeve në terren, do të jetë, sipas Stanos, masa kryesore për Bashkimin Evropian si dhe partnerëve tjerё ndërkombëtarë për të gjykuar nëse ka një realizim, nëse zbatimi është duke avancuar dhe nëse marrëveshja është e gjallë apo jo./RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.