United Hospital

Stankoviq: Gjendja në Medvegjë shumë e rëndë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq sot ka qëndruar për vizitë pune në Medvegjë. Me këtë rast ai është takuar me kryetarin e komunës së Medvegjës Dragisha Petroviq, me zëvendësin e tij, Florim Sahiti dhe me kryetarin e Kuvendit Komunal, Goran Ivanoviq.

”Për fat të keq situata në Medvegjë është shumë e rëndë, aktivitetet ekonomike janë shuar. Ekzistojnë probleme edhe rreth funksionimit të fakulteteve, në shëndetësi dhe arsim. Duhet caktuar prioritetet dhe të sigurohet mbështetje financiare”, tha Stankoviq në konferencën për gazetarë të organizuar pas takimit.

FIDANISHTJA

Nga takimi i sotëm është nxjerrur konkludim se duhet ndërprerë trendin e shpërnguljes së mëtejme të banorëve të Medvegjës. “Njerëzit po e braktisin vendin dhe këtë nuk duhet lejuar. Përveç kësaj duhet siguruar edhe kthimin e të të zhvendosurve ndërsa zgjidhje për këtë është hapja e vendeve të reja të punës”, deklaroi Stankoviq, raporton MePress.info.

Sa i përket pranimit të diplomave të Kosovës dhe integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë, Stankoviq tha se Qeveria po punon me seriozitet rreth këtyre çështjeve të cilat pritet të zgjidhen së shpejti. “Nëse nuk jemi të ngarkuar me probleme, do t’i zgjidhim këto çështje sikurse edhe për pakicat tjera kombëtare”, tha Stankoviq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.