Stankovic i përgjigjet Vllasit se “Lugina s`është vatër e zjarrit”

Kryetari i Trupit Koordinues për Serbinë Jugore, Zoran Stankoviç duke ju përgjigjur avokatit të njohur kosovar Azem Vllasit, këshilltar i lartë i Qeverisë së Kosovës, se sot “Serbia e Jugut nuk është një zjarr i madh potencial”, raportojnë mediet serbe, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
“Unë mendoj se kjo është rezultati i vërtetë. Është e vërtetë se Serbia jugore ka probleme të mëdha, kryesisht ekonomike, por ajo është duke u përpjekur për të shfrytëzuar politikisht. Situata në Serbinë jugore është e qëndrueshme dhe nuk presim ngjarje të padëshirueshme”, ka thënë në vazhdim Stankovic duke injoruar vrasjen dhe zhdukjen e mbi 20 shqiptarëve pas lufte në Luginën e Preshevës.
Stankovic, ka folur edhe rreth problemit me regjistrat në jug të Serbisë që sipas tij ishte problemi kryesor i mos-pajtueshmërisë.
Stankoviç tha se intervistat janë kryer me pushtetin vendor, me ndihmën e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Policisë, duke pritur problemi të zgjidhet të ardhmen duke reduktuar presionin me qëllim të respektimit të të drejtave të njeriut në Serbi.
“Ne jemi duke u përpjekur, për aktivitetet tona të rregullta, duke reduktuar problemet e ekonomike për qytetarët, pastaj papunësinë , kurse gjitha të tjerat konsiderohen si lojë politike” ka pohuar Stankovic duke shtuar se së fundi ka njoftuar dy kryetarët e komunave shqiptare në Serbinë jugore me premtimet e zakonshme siç është shprehur “për prosperitet ekonomik dhe çështje politike të zgjidhet në përputhje me detyrimet e shtetit ndaj minoriteteve etnike”.