Fundamenti

Stanishori vërshohet nga qytetarët- në hyrje të pret pagesa

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së e quan të panevojshëm ndëshkimin e qytetarëve që sot në këtë ditë feste të paguajnë nga 1 euro hyrjen e cila po zbatohet nga komuna e Artanës.

Për festën e 1 majit zakonisht qytetarët e Gjilanit vërshojnë ambientet e bukura të Stanishorit. Megjithatë shumë prej tyre janë befasuar kur kanë takuar në hyrje inkasantët të shoqëruar edhe me policinë , ku duhet të paguash taksë të detyrueshme në vlerë të 1 eurove.

Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së tha se nuk i ka ardh mirë kur ka hasur këso anomali institucionale. “Edhe në ditë feste të zbatosh taksat ndaj qytetarëve, në këtë ditë kur njerëzit dalin dhe festojnë nëpër ambiente të hapura, eko – higjiena në bashkëpunim me policin e Kosovës po vjelin qytetarin me nga një euro në hyrje të Stanishorit” tha Kadriu.

Fundamenti

Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së i cili për rajonipress solli edhe dëshminë e pagesës tha se edhe pse u hoqën kushtëzimet e eko – higjienës në qytet për të vazhduar me i kushtëzua qytetarët edhe atëherë kur dalin për të festuar. “Dihet mirë që mirëmbajtja dhe pastërtia e hapësirave publike është obligim i komunës e jo ndëshkim i qytetarëve” tha Kadriu.

Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në Eco-higjiena tha se kjo kompani s`ka lidhje me pagesat e as faturimin. “Ne vetëm e zbatojmë vendimin e Kuvendit Komunal të Artanës dhe ne i heqim vetëm mbeturinat kurse taksat shkojnë në komunën e Artanës./rajonipress/