ARKATANA

Stanishori mikpritës i garave të Motoçiklizmit në nivel shtetëror

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Klubi i Motoçiklizmit nga Gjilani “MC 06”, për herë të shtatë është nikoqirë i garave në nivel Republikan, ku garat do të mbahet në fshatin Stanishor në periferi të qytetit të Gjilanit.

Kjo garë atraktive e motorizmit mbahet nën patronatin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, duke u vlerësuar në fund me pikë kampionale.

Pas lirimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë dhe mbështetjes së Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, klubi i Motokrosit “MC 06” nga Gjilani, organizon garat tradicionale “Ilir Balaj e Manuel Herzog” në katër kategori të ndryshme:
1. E Juniors Class (Kadetet e rinj)
2. E1-125cc 2t 2t-250cc 4t
3. E2 250cc 2t – 450cc 4t
4. E3 Hobi nën 18 vjeç dhe mbi 40 vjeç

Fundamenti

Drejtori Sportiv i Klubit të Motorizmit “MC 06” njëherit i cili është edhe drejtor sportiv në FMKS, Alban Beqiri, është mjaft krenar që qyteti dhe klubi i tij janë nikoqirë për herë të shtatë të këtyre garave.

“Ky organizim i garave për qytetin e Gjilanit dhe për klubin tonë do të thotë shumë, po dëshmojmë se kemi kualitet si në organizimin e garave poashtu edhe terrenin e Motorizmit, shpresojmë se mbi 50 garues do të marrin pjesë në këto gara ndërsa interesimi i dashamirëve të Motorizmit është tejet i madh ku pritet një numër rekord i shikuesve, sa i përket ne si klub që tani jemi të gatshëm të fillojmë garat dhe çdo garuesi i dëshirojmë plasman të mirë ku pritet të jetë një konkurrencë e jashtëzakonshme”.

Garat do të mbahen me 11 tetor 2020 duke filluar në ora 9:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.