ARKATANA

Stanishori ka përfituar shumë nën ombrellën e komunës së Artanës

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Novobërdës në mbështetje të projektit të qeverisë zvicerane LOGOS, me banorët e fshatit Stanishor, ka organizuar takimin publik me temë “Planifikimi i buxhetit komunal për Komunën e Novobërdës, për vitin 2014, me pjesëmarrje të qytetarëve”.

Shefkije Mehmeti, kryesuese e Kuvendit Komunal të Novobërdës, ka thënë se Komuna e Novobërdës , është e interesuar që t`iu krijoi hapësirë qytetarëve që të jenë pjesë e procesit të planifikimit të buxhetit komunal, dhe kjo ka bërë që komiteti për politik dhe financa i KK-së, të jetë pjesë aktive në debatet që kanë të bëjnë me buxhetin. “Krahas pjesëmarrjes në debatet publike në lokalitete të ndryshme, Komiteti për Politik dhe Financa, i Novobërdës, në Starzhë, ka organizuar një debat të këtij lloji ku nga qytetarët e këtij lokaliteti ka marr propozimet për buxhet”, ka thënë Mehmeti.

Drejtori i drejtorisë për buxhet dhe financa , Gani Mustafa, ka thënë se Komuna e Novobërdës, në bazë të ligjit për financa publike me qëllim që gjatë procesit të planifikimit të buxhetit, të dëgjoi zërin e qytetarëve dhe që këtë planifikim ta bëjë në bazë të interesave të tyre, në bashkëpunim me projektin LOGOS, ka filluar dëgjimet buxhetore me qytetarë. “Pas debatit publike me qytetarët e Komunës së Novobërdës, që e kemi mbajtur në qershor , serinë e dëgjimeve buxhetore e kemi vazhduar edhe në disa lokalitete të kësaj komune, ku drejtpërdrejtë nga qytetarët kemi marrë propozimet rreth projekteve që kanë të bëjnë me investime kapitale”, ka thënë Mustafa, duke potencuar se për këtë qëllim është organizuar edhe debati në Stanishor ku qytetarët e këtij lokaliteti do të kenë mundësi që të japin propozimet e tyre për projektet që janë në interes të tyre. “Në këtë lokalitet i cili ju ka bashkangjitur komunës së Novobërdës, përmes procesit të decentralizimit, si komunë kemi investuar në ndërtimin e objektit të ri shkollor, dhe tani kanë filluar edhe në rregullimin e fushës sportive, pastaj në rrethojat e varrezave si dhe në disa projekte tjera”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se shumë shpejt do të filloi edhe asfaltimi i rrugës projekt ky në vlerë mbi 80 mijë euro.”Pos këtyre projekteve komuna për fermerët si të Staoshorit ashtu edhe të lokaliteteve përreth ka ndarë një grand prej mbi 60 mijë euro për subvencione në bujqësi, ku mund të përfitojnë edhe fermerët e këtij lokaliteti”, është shprehur Mustafa.

Ai ka kërkuar nga banorët e Stanishorit që të paguajnë tatimin në pronë, pasi këto mjete do të kthehen në formë të investimeve nëpër lokalitete. “Komuna e Novobërdës nga viti i ardhshëm do të heq vendimin për participim, pasi së bashku me LOGOS, është duke hartuar një rregullore mbi kriteret e investimeve kapitale , ku lokalitetet që do të kenë shkallën më të lartë të pagesës së tatimit në pronë do të marrin më shumë investime”, është shprehur Muastafa.

Zyrtari i lartë financiar Driton Mustafa, ka thënë se komuna e Novobërdës gjatë vitit 2014 do të ketë një buxhet prej 2 milion e 43 mijë e 55 euro nga i cili buxhet 348 mijë euro janë paraparë për investime kapitale dhe 90 mijë euro për subvencione kurse pjesa tjetër e buxhetit shkon për paga dhe mëditje, shërbime dhe mallra si dhe shërbime komunale.

Uji Dea

Qytetarët e Stanishorit janë shprehur falënderues për mbështetjen që i ka dhënë komuna e Novobërdës këtij lokaliteti, pasi sipas tyre falë kësaj mbështetje janë përmirësuar dukshëm kushtet e jetesës në këtë fshat.

Nazir Ahmeti, banorë i Stanishorit, ka thënë se banorët janë të kënaqur me investimet e bëra në këtë lokalitet dhe me të drejtë shprehen falënderues për gjithë këto investime.

Edhe Ali Ahmeti, ka thënë se problem kryesor në Stanishor mbetet furnizimi me ujë projekt ky që duhet të realizohet në të ardhmen.

Ai ka kërkuar nga komuna që të rrisë buxhetin për subvencionim të bujqësisë. Ndërsa , kryetari i fshatit Stanishor, Nexhmedin Ahmeti, ka thënë se njëri nga problemet që mbetet të zgjidhet këtë vit është transporti i nxënësve të Stanishorit, pasi me këtë çështje deri më tani është marr komuna e Gjilanit dhe shpeshherë janë krijuar probleme në transport të nxënësve. “I kemi parashtruar kërkesë drejtorisë së arsimit që të bëjë një zgjidhje për transport të nxënësve, pasi çdo fillim të vitit shkollor ata po hasin në probleme”, ka thënë Ahmeti.

Drejtori i ekonomisë, Gani Mustafa u ka premtuar banorëve të Stanishorit, se Komuna e Novobërdës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit , do të interesohen që të zgjidhin problemin e transportit të nxënësve ./rajonipress/

Mund të ju interesoj: