ARKATANA

Standarde të dyfishta për deputetët ‘gazhedhës’

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetët opozitarë të Kuvendit të Kosovës, që “zbuluan” hedhjen e gazit lotsjellës si shenjë pakënaqësie me marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës, nuk do të “amnistohen” nga Prokuroria e Shtetit.

Kjo e fundit duket se do t’i risjellë në Gjykatë me ngritje aktakuze katër deputetët e parë opozitarë që gjuajtën gazin lotsjellës, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun, por jo dhe deputetët e tjerë.

Gjuajta e gazit u ka shkaktuar atyre ballafaqim me organet e drejtësisë, ku disa prej tyre u paraburgosën e disa të tjerë qëndruan në arrest shtëpiak për 30 ditë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Mobi Casa

Mirëpo, procedura gjyqësore ndaj deputetëve është duke vazhduar akoma, por pa ndonjë vendim të gjyqtarit për ta hedhur poshtë aktakuzën apo për të proceduar më tutje me lëndën.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, e konsideron si të padrejtë qëndrimin e Prokurorisë ndaj tyre, duke e quajtur persekutim që u bëhet atyre.

“Sipas informacioneve që i kemi dhe sipas procedurave ligjore, ndonëse e padrejtë, procedura ndaj nesh është duke vazhduar ende. Përgjatë gjithë kohës ne e kemi konsideruar si proces të padrejtë dhe persekutim politik ndaj deputetëve të opozitës. Në përputhje me Kodin e Procedurës Penale tani jemi në fazën e kundërshtimit të provave dhe kundërshtimit të aktakuzës, në këtë drejtim kemi dërguar kërkesat tona për këto të fundit”, ka thënë deputetja Haxhiu./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.