UBT

Stafi i Qendrës së Shëndetit Publik në Gjilan po trajnohet për përdorimin e aparatit për teste serologjike dhe me metodën RT-PCR

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Stafi i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan po trajnohet për përdorimin e aparatit për teste serologjike dhe me metodën RT-PCR për COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas vizitës që i bëri këtij institucioni.

“Këtu po bëhet përgatitja e dy llojeve të testeve, serologjike dhe me metodën RT-PCR. Ekipet e trajnimeve dhe të vendosjes së mjeteve tashmë janë duke punuar, përgatitja e stafit besoj shumë që do të ndodhë në kohë optimale dhe do të lehtësohet shumë gjendja, mbikëqyrja dhe monitorimi në Gjilan e Anamoravë”, ka deklaruar Haziri.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu, ka thënë se po përgatiten që së shpejti të fillojnë t’i punojnë testet dhe të dalin me rezultate ditore.

Uji Dea

Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili, pasi tregoi se gjendja në këtë institucion është paksa më e lehtësuar, ka apeluar qytetarët që t’iu përmbahen këshillave të institucioneve për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë takim ka folur edhe drejtoresha e QKMF’së në Gjilan, Arbenita Hajdari, e cila ka konfirmuar se deri tani janë vaksinuar mbi 8 mijë qytetarë kundër gripit sezonal, derisa theksoi se brenda ditës ekipet mjekësore po realizojnë deri 40 vizita në ditë nëpër shtëpitë e pacientëve të prekur me COVID-19.

Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: Nga 7335 teste, 2901 kanë rezultuar pozitivë, 2581 janë shëruar, 86 kanë vdekur, 235 raste janë aktive, 55 në hospitalizim dhe mostra në pritje janë 65./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.