FIDANISHTJA

Stadiumi sintetik në Gjilan me pamje të re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Stadiumi i qytetit me bari sintetik në Gjilan, i cili ishte ndërtuar nga Bashkësia Evropiane po merr pamje të re.

Ky stadium i cili i ka të gjitha parametrat që të zhvillohen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, tani shikuesit mund ti përcjellin ndeshjet nga shkallët të cilat po ndërtohen në këtë stadium.

Kapaciteti i këtyre shkallëve është për 800 shikues, ndërsa në këtë stadium vazhdimisht stërvitjet i zhvillojnë dy skuadrat e qytetit, Drita dhe Gjilani, ndërsa aktivitetin futbollistik këtu i zhvillojnë edhe shkollat e futbollit me kategoritë e tyre.

Mobi Casa

Koordinatori për Sport në komunën e Gjilanit, Malzog Hoxha, është mjaft i kënaqur me punët të cilat janë zhvilluar.
“Komuna nga buxheti i saj edhe një herë ka ndarë mjetet financiare për të mirën e sportit e në veçanti për të mirën e shikuesve, ne jemi në përfundim e sipër, janë punët e fundit që po kryhen siç janë pjesa për personat zyrtarë dhe pjesën për kamerat televizive, për futbollin Gjilanas ky stadium domethënë shumë për arsye se tani gjatë stinorit dimëror në kushte ekstreme të mbuluar me dëborë klubet tani munden ti zhvillojnë ndeshjet në këtë stadium”

Për shikuesit dhe klubet futbollistike të qytetit të Gjilanit, ky stadium do të jetë edhe një dhuratë nga komuna që talentët e futbollit të kenë mundësi që aktivitetin futbollistik ta zhvillojnë në mënyrë profesionale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.