Stadiumi i qytetit mund të pagëzohet me emrin e Selami Osmanit
Gjilan – Ismajl Rashiti kryetar i Klubit Drita tha se më e pakta që mund të bëjmë për Selami Osmanin është që stadiumi i qytetit të pagëzohet me emrin e tij. “Për ne si klub , por edhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë punuar me Selami Osmanin do të ishte nder e respekt që vërtet stadiumi të pagëzohet me emrin e tij” tha Rashiti.
Nuk ka asnjë dilemë se emri dhe aktiviteti i Selami Osmanit dhe angazhimi i tij në jetën sportive e kanë ngjallur aq shumë dashurinë ndaj futbollit në Gjilan. Nëse mund të quhet Gjilani qytet sportiv atëherë një pjesë të meritës e ka pikërisht edhe emri i Selami Osmanit.
Jo rastësisht e kanë quajtur president historik dhe jo rastësisht andaj po kërkohet që emri i tij të nderohet me sferën e sportit. Tashmë kanë filluar zërat dhe iniciativat që stadiumi i qytetit të pagëzohet me emrin e Selami Osmanit.
Ismajl Rashiti kryetar i Klubit “Drita” tha për rajonipress se më e pakta që mund të bëjmë për Selami Osmanin është që stadiumi i qytetit të pagëzohet me emrin e tij. “Për ne si klub , por edhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë punuar me Selami Osmanin do të ishte nder e respekt që vërtet stadiumi të pagëzohet me emrin e tij” tha Rashiti
Rashiti tha se stadiumi i qytetit menaxhohet nga Komuna, por Drita do të insistojë dhe do të propozojë që në mënyrë institucionale të pagëzohet stadiumi i qytetit me emrin e presidenti historik të Dritës Selami Osmanit –Bezit.
Ndërkaq Veton Nevzadi drejtor për kulturë, rinë e sport i kontaktuar nga rajonipress tha se çështja e emërtimit donë procedurë dhe inicim të rregullt. Nevzadi tha se vendosja e emrit të stadiumit duhet të shtrohet në një debat të gjerë me komunitetin e sportit të Gjilanit dhe natyrisht në fund një koncenzus të përgjithshëm të shoqërisë së komunës” .
Nevzadi tha se ai do të bisedojë me të gjitha klubet dhe kjo çështje do të shkojë ashtu siç i ka hije një qyteti sportiv./rajonipress/