Mobi Casa

Stacioni Policor në Viti realizon urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Veç punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave të ndryshme penale, Stacioni Policor në Viti është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Me datën 19.01.2022 patrulla policore pas grumbullimit të informatave rreth vendndodhjes së personit të kërkuar ka arritur që ta arrestoj personin E.Z(1995) e ta sjellë në SP në Viti.

FIDANISHTJA

I njëjti kërkohej në bazë të urdhëresave të gjykatës : ED.nr.775/20, PED.nr.351/21 dhe ED.nr.83/2020 dhe menjëherë është dërguar në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 5 vite e tre muaj burg njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/