FITORJA

Stacioni i autobusëve shpëton nga privatizimi-mbetet nën ombrellën e komunës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Stacioni i autobusëve në Gjilan që i ka mbi 60 ari tokë dhe që ka të punësuar 17 veta, më në fund ka shpëtuar nga kthetrat e privatizimit. Kjo kompani tash e tutje do të menaxhohet nga komuna thotë Musa Selmani.

Komuna e Gjilanit të paktën ka arritur ta shijojë një copë hise nga e tërë pasuria e ish ndërmarrjeve shoqërore,tashmë të privatizuara keq nga AKP-ja dhe ish AKM-ja. Me ligjin mbi ndërmarrjet publike stacioni i autobusëve në Gjilan tash e tutje do të jetë ndërmarrje publike lokale,që realisht do të mbikëqyret nga organet komunale.

Musa Selmani ushtrues detyre i drejtorit tha për rajonipress se ky është një lajm shumë i mirë edhe për punëtorët ,por edhe për qytetin Gjilanit.”Që nga viti 2007 vazhdimisht kemi kërkuar nga AKP-ja dhe Qeveria që stacioni i autobusëve mos të privatizohet,por të menaxhohet nga komuna. Kjo tani është bërë realitet dhe ne presim shumë shpejt të zgjedhim organet drejtuese dhe bordin ri që do të bëhet në koordinim me komunën “ tha Selmani.

Megjithatë në një letër që i ka dërguar Qemajl Mustafa bordit të stacionit u tërhiqet vërejtja që deri në konstituimin e bordit të ri të mos bëjë punësime eventuale të reja,pastaj që të ruhen asetet e ndërmarrjes dhe të mos kontraktohet asgjë pa miratimin e kryetarit të komunës.

Uji Dea

Edhe vet Selmani tha se i ka kthyer përgjigje kreut të komunës të cilin e ka garantuar se vendimet që vijnë nga strukturat komunale do të zbatohen sepse stacioni i autobusëve është interes i gjithë qytetit.

Ndryshe stacioni i autobusëve sipas Selmanit vetë mirëmbahet financiarisht.”Ne jetojmë vetëm nga qiratë sepse nuk kemi autobus tanët dhe realisht bëjmë shërbime. Të gjitha të hyrat vijnë nga peronizimet “tha selmani.

Selmani i gëzohet një fakti që punëtorët e mbetur ka shumë gjasa që mos të largohen nga vendet e punës,që ka qenë një frik permanente e jona” tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.