RCCOLA

Stabiliteti makrofiskal, parakusht për zhvillim të sektorit privat

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kompania amerikane Deloitte organizoi Forumin – Përdorimi Efektiv i Dialogut Publiko-Privat në Formulimin e Politikave Ekonomike.

Duke folur në temën “Stabiliteti makro-fiskal si parakusht për rritje të sektorit privat”, ministri i Financave Besim Beqaj the se – jemi dëshmitar të recesioneve të njëpasnjëshme në disa nga vendet e eurozonës, dhe shkaktari kryesor i këtyre recesioneve është jo-qëndrueshmëria fiskale.

Si pasojë e borxheve të tepërta, disa nga Qeveritë e eurozonës po ballafaqohen me vështërsi të kthimit të obligimeve ndaj kreditorëve, dhe kjo në vetvete ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktoj krizë në besimin e bizneseve dhe qytetarëve”.

Ministri Besim Beqaj shtoi se pasiguriaështë ajo që kursimtarët dhe investitorët nuk duan të shohin, ndërsa kriza e borxheve në këto vende, ka sjell pikërisht pasiguri të madhe dhe humbje të besimit tek bizneset, gjë që ka rezultuar në recesione të thella, të përcjellura me papunësi të mëdha dhe trazira sociale.”

Sipas Beqajt, Qeveria e Kosovës gjatë viteve të kaluara, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë sistemit tatimor dhe mënyrës së shpenzimeve të parasë publike“, tha ministri Beqaj .

KKGJILAN

Ai shtoi se si rezultat i kësaj, sot Kosova ka një sistem tatimor të balancuar midis nevojës për rritje të sektorit privat the gjenerimit të të hyrave, që i mundëson Qeverisë financimin e aktiviteteve te saja për të ofruar shërbime sa më të mira publike për bizneset dhe qytetarët.

“Në anën e shpenzimeve, gjatë viteve të kaluar janë bërë investime të mëdha në shumë fusha, me fokus në infrastrukturën rrugore, në sektorin e Arsimit, Energjisë, në Bujqësi dhe në fusha të tjera, me qëllim që këto investime të krijojnë kushte më të mira për investime në sektorin privat. Është me rëndësi të theksohet se gjitha këto investime janë bërë pa patur nevojë që Kosova të futet në borxhe të tepërta. Sot vendi ynë është ndër vendet e rralla me një normë shumë të ulët të borxhit në raport me Brutoprodhimin vendor (rreth 8%)” tha ministri Beqaj.

Beqaj ka informuar të pranishmit në këtë forum se Ministria e Financave, në bashkëpunim të ngushtë me FMN, ka dizajnuar një rregullë fiskale përmes së cilës synohet që Qeveria e vendit të mbajë nën kontroll deficitet dhe nivelet e borxheve, dhe kjo rregullë fiskale pritet që në javët në vijim të shqyrtohet për aprovim nga Parlamenti.

Në këtë forum, në përbërje të panelit ishin edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka , përfaqësuesi i Deloitte,. Jose Ceron, si dhe nga Jacobs,Cordova & Associates Michael Griffin.