UBT

‘Srpska’ mban pezull Ushtrinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) vazhdon të mbetet peng nga politika, sidomos nga Lista Serbia e cila duhet të votojë ndryshimet kushtetuese që mundësojnë këtë transferim.

E derisa nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, vështirë se do të ketë ushtri të re, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve ushtarake në Kosovë, të cilët thonë se mbajtja e krijimit të ushtrisë peng për shkaqe politike është një gabim tejet i madh i institucioneve dhe partive politike kosovare.

Ndërkaq, sipas përfaqësuesve të Komisionit për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Kosova nuk duhet të jetë peng i Listës Serbe.

Uji Dea

Ata madje thonë se institucionet e Kosovës duhet të veprojmë shpejt dhe ta bindin edhe palën serbe se krijimi i ushtrisë së Kosovës është edhe në të mirë të tyre, jo vetëm të palës kosovare.

Mundësitë që FSK-ja të transferohet në FAK, të vogla

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe çështjeve ushtarake, Ramadan Qehaja, ka vlerësuar se mundësia që FSK-ja të kthehet në FAK, është shumë e vogël, për shkak të mosgatishmërisë së Listës serbe.

“Mundësitë janë shumë të vogla. Kjo për faktin që spektri politik serb në Kosovë është i vendosur që mos ta mbështesë ndryshimin e Kushtetutës”, ka deklaruar Qehaja, sipas të cilit, deri në ndryshimin e rrethanave politike e të sigurisë, Qeveria e Kosovës duhet të mendojë në aktivizimin e të ashtuquajturit “Plan B”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.