Eko Higjiena

Sqaron Ramadani: Komuna e Gjilanit ka participuar me 800 euro për një lopë qumështore

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Për të sqaruar opinionin rreth çmimit të lopëve qumështore, që Komuna e Gjilanit i ka shpërndarë për bujqit ditë më parë, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe drejtoresha e Organizatës për Zhvillim Rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, kanë mbajtur të enjten një konferencë për gazetarë.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka demantuar interpretimet kinse Komuna e Gjilanit ka paguar 100 mijë euro për një lopë qumështore.

“Ky donacion është projekti më kapital që ka ndodhur në komunën e Gjilanit në sferën e bujqësisë për këtë vit. Në opinion është interpretuar kinse Komuna i la blerë 35 krerë lopë, 100 mijë euro. Këtë dezinformatë e demantoj sepse Komuna nuk ka blerë lopë, nuk kemi pasur procedura të prokurimit, por e kemi përfituar një donacion në vlerë prej 35 krerë mëshqerra, nga tre deri në shtatë muaj barsë, raca Hollshtajn, me origjinë nga Irlanda”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani ka konfirmuar se Komuna ka participuar në këtë projekt me 800 euro për lope qumështore, që në total i bie 28 mijë euro, ndërkaq fermerët kanë participuar me 400 euro për kre.

ARKATANA

Ramadani ka njoftuar se pika e particimit të fermerëve ka qenë pikë e negocimit me organizatën “Mëshqerra”, duke shtuar se kjo organizatë ka këmbëngulë në këtë pasi dëshiron të bindet në rezultat, duke e ditur faktin se që këto lopë janë të racës Hollshtajn dhe kushtet e mbarësimit janë të veçanta.

“Nuk mundet kjo racë të mbarësohet pakujdesshëm. Organizata “Mëshqerra” e merr përsipër që ta kontraktojë një kompani të specializuar, në mënyrë që mbarësimi të bëhet në mënyrë profesionale. Mbarësimi, koncentratet dhe trajnimet, do t’ju kthehen fermerëve në formë të shërbimeve deri në vitin 2021”, theksoi i pari i bujqësisë në Gjilan.

Drejtoresha e Organizatës për Zhillim Rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri, ka thënë se kjo organizatë për afro 20 vite ka realizuar dhjetëra projekte të tilla.

“Pajtohem me të gjitha që i tha drejtori i Bujqësisë, z Ramadani. Pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës kemi implementuar projekte të tilla, sikur ky me Gjilanin. Ky është një projekt që organizata Bohar nga Irlanda i ka dhuruar 35 krerë mëshqerra barse për fermerët e Gjilanit dhe gjithçka ka shkuar sipas marrëveshjes me këtë komunë”, tha ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.