Sqarohet Zgjim Mustafa për largimin e tij nga Gjilani
Kalimi i Zgjim Mustafës tek rivali lokal Drita, për shumë kënd ishte befasues pasiqë Mustafa njeherit ishte edhe zëvendës kapiten i skuadrës “bardh e kuq”.
Mustafa i cili sot firmosi për “bardh e kaltërtit” e Dritës, sqarohet për vendimin e marr.
“Arsyeja kryesore për kalimin tim në skuadrën e Dritës është ndeshjet evropiane, serioziteti i klubit dhe ambiciet e saja. Ky vendim i marrë nga ana ime besoj që është një hap edhe më i madh për karrierën time, besoj se asnjë futbollist nuk do ta kishte refuzuar një mundësi të tillë dhe vendosa t`i bashkëngjitëm skuadrës së Dritës, e cila në radhët e saja ka futbollist cilësor, dhe për skuadrën e Dritës do të jap më të mirën nga vetja”, ka bërë të ditur për rajonipress, Mustafa.
Mesfushori i ri i Dritës edhe pse ishte rritur me një far mënyre tek skuadra e Gjilanit ka një porosi.
“Në skuadrën e Gjilanit jam rritur dhe jam zhvilluar si futbollist, në Gjilan kam pasur momente shumë të mira gjatë karrierës sime futbollistike. Nuk ishte lehtë për të marrë këtë vendim por karriera e futbollistit nganjëherë të detyron të ndryshosh kahjet e karrierës. Unë gjithmonë do të jem falenderues ndaj Gjilanit, kryesisë, tifozëve e ish-bashkëlojtarëve të mijë”, ka bërë të ditur, Zgjim Mustafa./rajonipress/


