Eko Higjiena

Sqarohet Universiteti i Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nëpër mediet informative gjatë ditës së djeshme, 28 korrik 2015, është botuar një shkrim, me titullin “Veteranët e luftës zhgënjehen në Naim Sylën, e akuzojnë se përbuzi dëshmorët”. Me qëllim të sqarimit të opinionit publik dhe sqarimit të medieve, ju bëjmë me dije se Marrëveshja mes UKZ-së dhe OVL-së ekziston dhe nuk është anuluar asnjë pikë e saj dhe se ajo është zbatuar ashtu siç janë marrë vesh palët.

Gjithashtu për Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” është e papranueshme deklarata e Ahmet Daku, Kryetar i OVL-së dega në Gjilan, ku thotë se rektori i UKZ-së ka bërë “përbuzje të familjeve të dëshmorëve”.

Ne si Universitet kemi marrë obligim moral që t`i pranojmë këto kategori, duke sjellë lehtësira për ta që mund të pranohen vetëm nëse e kalojnë pragun prej 40% të kalueshmërisë, e që është caktuar nga MASHT dhe Senati i UKZ-së.

Pas një rishikimi të marrëveshjes nga menaxhmenti i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe përfaqësuesit të cilët kanë qenë pjesë e hartimit të marrëveshjes mes UKZ-së dhe OVL-së, u vërtetua se asnjë dispozitë e marrëveshjes nuk na obligon të pranojmë dikë nën pragun e kalueshmërisë. E vetmja dispozitë e Marrëveshjes mes UKZ-së dhe OVL-së që obligon palët është Neni 3, të cilin e bëjmë publike për opinion.

Mobi Casa

Naim Syla, rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe i gjithë menaxhmenti i tij i respektojnë dhe i çmojnë vlerat e luftës e posaçërisht familjet e dëshmorëve, SEPSE vlerat e luftës janë universale.

Pikërisht këto vlera na obligojnë që ne të mos bëjmë asnjë regjistrim kundër kritereve të vendosura nga MASHT dhe senati i UKZ-së.

Megjithëkëtë pas takimit që sot përfaqësues të UKZ-së patëm me Ahmet Daku kryetar i OVL të UÇK-ës, u dakorduan që të kërkojmë pëlqimin e MASHT-it për këtë rast ka thënë në sqarimin e tij prorektori për çështje mësimore në UKZ, Sadik Haxhiu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.