Fundamenti

Sqarohet Samet Idrizi: Do të vazhdojë ndaras nga Grupi i Këshilltarëve të PDK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Unë kam vendosur që mandatin tim si këshilltar i Kuvendit Komunal të Vitisë ta vazhdoj ndaras nga Grupi i këshilltarëve komunal të PDK-së, por që do të vazhdoj të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilën kam dhënë shumë kontribut e derdhur shumë djersë ka shkruar Samet Idrizi.

Postimi i plotë i Samet Idrizit

Hidromorava

Të nderuar miq, anëtarë dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Viti
Dua të ju njoftoj se për shkak të devijimit programor dhe ideo- politik të kryetarit të PDK-së në dega në Viti dhe Grupit të PDK-së (këshilltarëve komunal), të cilët kohëve të fundit janë bërë bashkëpunëtorë të Grupit të këshilltarëve komunal të VV-së për çështje të kuvendit komunal, ku këshilltarët e Vetëvendosjes, të cilët vazhdimisht nuk kursejnë fjalët më të rënda për kryetarin e partisë Kadri Veseli dhe në anën tjetër gjoja po bashkëpunojmë me këshilltarët opozitarë të PDK-së, unë kam vendosur që mandatin tim si këshilltar i Kuvendit Komunal të Vitisë ta vazhdoj ndaras nga Grupi i këshilltarëve komunal të PDK-së, por që do të vazhdoj të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, për të cilën kam dhënë shumë kontribut e derdhur shumë djersë.

Pra, unë nuk mund të lejoj që të bashkëpunoj dhe të bëhem pjesë e atyre të cilët e shajnë dhe ofendojnë përditë kryetarin Veseli. Kësisoj, unë duke i qëndruar konsistent vullnetit politik të votuesve të PDK-së, meqenëse për shkak të parregullsisë së procesit të brendshëm zgjedhor të PDK-së në Viti nuk kam marrë pjesë në të, vazhdoj të mbetem anëtar dhe votues i partisë, por jo nën një kulm me ata të cilët për interesa lokale bashkëpunojnë me ofenduesit e papërmirësueshëm të kryetarit Veseli dhe për interesa personale janë të gatshëm të mbyllin sytë dhe veshët, para sharjeve që bëhen për liderin tim dhe të tyre, këta përçajnë dhe shkatërrojnë Partinë Demokratike në Viti ka thënë në reagimin e tij Samet Idrizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.