Eko Higjiena

Sqarohet Riad Rashiti: Ka pasur tensione dhe gjuhë jo të duhur, por jo grushta në PDK

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas daljes në ndonjë portal, ndjehem i detyruar të reagoj (me qëllim sqarimi për strukturën e PDK dhe për publikun) lidhur me zhvillimet e fundit në procesin zgjedhor të PDK-së në Gjilan. Ashtu qysh dihet botërisht, dega e PDK-së në Gjilan ka disa vite që është në gjendje të keqe. Tash, me nisjen e procesit zgjedhor tensionet janë në rritje të paarsyeshme. Këtë e bëjnë sidomos disa individë që po e shohin fundosjen politike me ç’kapjen e paevitueshme të degës së PDK-së, e që është proces fare normal përgjatë rrugës reformuese të saj ka shkruar Riad Rashiti.

Jo lehtë ka nis procesi zgjedhor në degën e Gjilanit. Ata që ia kanë shkaktuar 4 palë humbje të zgjedhjeve lokale dhe nacionale, dhe ata që e kanë mjelë për 20 vite degën e PDK-së, janë duke i bërë përpjekjet që edhe njëherë ta mbajnë degën në pronësi ekskluzive për veti.

Synimi i shumicës së strukturës për ta ri-kthyer Qemajl Mustafën në krye të degës, me qëllim stabilizimi e përparimi, normalisht që ka frikësuar (sërish paarsyeshëm) individët e caktuar, të cilët nuk zgjedhin mënyra për ta penguar dhe ndalur këtë proces shumë të rëndësishëm për PDK-në.

Sa i përket daljes në publik se kanë kërsitur grushtet në PDK-në e Gjilanit, kjo nuk qëndron aspak. Ka pasur tensione dhe gjuhë jo të duhur e asgjë më shumë. I kuptoj disa individë që përmes mediave, duke shpifur, synojnë denigrimin e individëve dhe të degës së PDK-së.

Fundamenti

Rasti i njëjtë kishte ndodhur në ditën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kur në portale doli lajmi që Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka u rrahën në selinë e PDK-së përderisa ata pinin kafe bashkë dhe e përcillnin nga selia punën në terren. Dhe normalisht lajmi e merr dheun dhe mediat e bëjnë të veten.

Shumë me keq ardhje e them, që këtë gjendje të rëndë tensionuese për shumë vite në degën e Gjilanit, e krijon ndonjë individ që me vite merret në tinzia e me dallavere nga prapaskenat. Këta, në vazhdimësi manipulojnë përmes disa personave që janë në strukturat e degës. Me këto veprime e me këto ndërskamca kanë fyer, kërcënuar dhe tashmë kanë përzënë shumë aktivistë nga partia.

Unë besoj që këto fërkime që unë i quaj normale gjatë procesit zgjedhor, do të sjellin suksesin e PDK-së në Gjilan, pas përfundimit të procesit zgjedhor e tutje.
Pavarësisht këtyre tendencave ne do të jemi bashkë, do të dalim të fortë dhe patjetër fitues edhe këtu brenda në degë e sidomos në garën për komunën dhe kuvendin e Kosovës ka shkruar Riad Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.