Hidromorava

Sqarohet Rashiti: Ne kemi bërë më të mirën për punëtorët (mirëmbajtësit) e komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nuk qëndron aspak fakti që punëtorëve të mirëmbajtjes, nuk u janë dhënë katër muaj pagat. E vërteta e vetme është që pagat e muajit gusht u janë vonuar për disa ditë dhe të premten u janë paguar në llogarin e ndërmarrjes publike “Tregu” me të cilën këta punëtor e kanë të lidhur kontratën e punës ka shkruar Riad Rashiti.

Reagimi i plotë:
Arsyeja e vonesës ka qenë bllokimi i llogarive bankare të komunës nga ana e përmbaruesve për shlyerjen e borxheve të mbi 11 mil eurove të trashëguara nga ish qeverisja komunale. Të premten na u janë zhbllokuar dhe pagesën e parë, e kemi bërë për pagat e këtyre punëtorëve, sepse ka qenë prioritet për ne.

E rëndësishmja më e madhe është se komuna e Gjilanit tek tani, e ka bërë zgjidhjen e problemit të këtyre punëtorëve me të cilën janë përballur për gati 10 vite. Sepse deri tani kanë qenë të punësuar në ndërmarrjet private të kontraktuar (me tenderë) nga komuna e Gjilanit për mirëmbajtjen e objekteve komunale.

Me vendimin unanim të Kuvendit Komunal të të gjitha subjekteve politike, të gjithë këta punëtorë tani janë të angazhuar me kontratë punë në ndërmarrjen lokale publike “Tregu”, ku nuk do të kenë më problemin e vendit të punës dhe kanë pagesë më të mirë mujore, kanë kushte më të mira të punës sipas kontratës, trajtohen më mirë, punojnë me orar standard dhe mund të shfrytëzojnë pushimet vjetore që ju takon sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Pra të gjithë këta punëtor, sot ndihen më të sigurt për vendet e tyre të punës, paguhen më mirë dhe ndihen të barabartë me të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Ndërsa komuna e Gjilanit, përmes kësaj rruge të vendimmarrjes, ka zvogëluar për 140 mijë euro shpenzimet vjetore për mirëmbajtjen e objekteve komunale, sepse tenderat në të kaluarën kishin kosto shumë më të lartë.

Secili problem serioz i trashëguar, merr kohë për bërë zgjidhjen e duhur në interes të institucioneve, qytetarëve dhe kostos buxhetore./rajonipress/