UBT

Sqarohet Qemajl Mustafa: Nuk jam kandidat për kryetar të Gjilanit apo ndonjë pozicion në qendër

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas publikimeve që herë pas herë i bëjnë individët sipas “shijes, tekeve dhe kritereve” të tyre personale nëpër llogaritë e tyre në rrjetet sociale, e që tashmë i kanë kaluar kufijtë e lojës së hajgarexhinjëve të papërgjegjshëm të provincës (provinca si nocion i përgjithësuar kulturor), dua të sqaroj për publikun e gjerë të komunës tonë dhe për të gjithë ata që më kanë përkrahur me zemër dhe nëpër shumë vite, se unë nuk jam pjesë aktive e asnjë subjekti apo iniciative politike e që do të thotë se NUK JAM KANDIDATI as për kryetar të Gjilanit po as për ndonjë pozicion ne nivelin nacional ka shkruar në reagimin e tij sqarues Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit dhe ish kryetar i PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Po i bie trup e shkurt e shqip që në fillim:
S’JAM KANDIDATI PËR KRYETAR TË KOMUNËS SË GJILANIT PO AS EDHE PËR NDONJË POZICION NË QENDËR NËSE (EVENTUALISHT) MBAHEN ZGJEDHJE TË REJA. Thjeshtë, në këtë ambient politik, nuk e ndjej si thirrje timen të brendshme. TË GJITHA KËTO QË PO I LEXONI NDONJËHERË NË RRJETA SOCIALE OSE NË NDONJË PORTAL, JANË QEFE TË INDIVIDËVE TË PAPËRGJEGJSHËM E QË PËRFUNDOJNË NË SPEKULIME BAJATE.

Të nderuar miq dhe ish bashkëpunëtorë të mi në Partinë Demokratike të Kosovës dhe në spektrin e gjerë politik të Gjilanit:
Pas publikimeve që herë pas herë i bëjnë individët sipas “shijes, tekeve dhe kritereve” të tyre personale nëpër llogaritë e tyre në rrjetet sociale, e që tashmë i kanë kaluar kufijtë e lojës së hajgarexhinjëve të papërgjegjshëm të provincës (provinca si nocion i përgjithësuar kulturor), dua të sqaroj për publikun e gjërë të komunës tonë dhe për të gjithë ata që më kanë përkrahur me zemër dhe nëpër shumë vite, se unë nuk jam pjesë aktive e asnjë subjekti apo iniciative politike e që do të thotë se NUK JAM KANDIDATI as për kryetar të Gjilanit po as për ndonjë pozicion ne nivelin nacional. Jam votues si të gjithë qytetarët me të drejtë vote dhe përherë votoj kujdesshëm dhe me bindjen time te plote pavarësisht përkatësisë politike te kandidateve. Votoj përherë për interesin e komunës tone dhe te Republikës tonë. Besoj që deri këtu jemi të qartë plotësisht.

Po e vazhdoj edhe pak…
Fitoret për Gjilanin dhe për PDK asnjëherë nuk i bëra vet dhe as nuk i bëra me një çark të kufizuar njerëzish (sepse kjo është e pamundur në politikë). Fitoret i bëmë bashkë me mijëra aktivistë, anëtarë e qytetarë mbështetës të PDK e të kandidaturës time. E bëmë këtë me një të vetmin qëllim – që Gjilani të jetë më i bukur, më i harmonishëm, më i zhvilluar, më i ngrohtë e më tërheqës për ne dhe për secilin vizitor e investitor nga brenda dhe jashtë tij.

I falënderoj edhe njëherë (sikur i falënderova përherë e me plotë sinqeritet) për punën e mirë, të dalluar e të lavdëruar që e bëmë bashkë pa u lodhur kurrë që nga viti 2000 e deri te fund të vitit 2013. Me disa prej tyre edhe gjatë viteve 2019 dhe 2020.

ARKATANA

Unë dhe familja ime kemi pësuar shumë në aspektin financiar nga aktiviteti im në politikë, por asnjëherë nuk jemi ankue, nuk i kemi ra pishman e nuk jemi ligshtue sepse shërbimin për Gjilanin e bëra përherë me shumë qef, me plotë zemër e me plotë përkushtim. Thënë më thjeshtë, unë jam kënaqë kur me strukturën time nē qeverisje kemi arrijtë me e ndihmue një qytetar, një familje në nevojë apo ndonjë nxënës e ndonjë student. Jam kënaqë kur kemi sjellë investime dhe e kam pa shprehjen e çiltër të kënaqësisë dhe e kam dëgjue shumë herë mirënjohjen dhe falënderimin e pastër të komunitetit në tërë hapësirën e komunës dhe pa dallime ideologjike, nacionale, gjinore apo te besimit.

E falënderoj Partinë Demokratike në Gjilan dhe udhëheqjen e atëhershme në qendër për besimin që e patën në mua dhe më bënë kandidat tri herë për kryetar të komunës dhe një herë për deputet. Isha pjesë e sinqertë dhe plotësisht aktive e PDK për hir të heronjëve, të dëshmorëve e të martirëve të lirisë tonë. E bëra edhe për hirë të ëndrrës së stërgjyshërve tanë për me qenë të zotët e tokës tonë. Kurrë nuk kam pasë nevojë personale për me u sfidue kaq gjatë nëpër vite. E kam bërë thjeshtë veç për sakrificën dhe për amanetin e tyre ndër dekada e shekuj.

Zërat destruktiv që i dëgjoj ndonjëherë e që vijnë nga ndonjë individ brenda PDK dhe nga spektri tjetër politik i komunës dhe qendrës, e që për temë e kanë Qemajl Mustafën, mua si person nuk më bëjnë përshtypje, por nuk i marr aspak me indiferencë sepse të tillët e bëjnë lojën e pistë të prodhimit të mjegullës dhe të hutimit të publikut andaj edhe reagova me këtë status.
Për fund, të nderuar miq, m’pëlqen shumë ajo thënia e popullit tonë me të cilën konstaton se “Veç i keshuni t’kesh” dhe ajo tjetra “Kur dikush t’shan t’ban nder e kur dikush t’lavdon hiç nuk t’ban nder”.

Për kësaj here po e lë me kaq, me dëshirën dhe urimin që ju miqtë e mi, bashkë me mua e me qytetarinë e Gjilanit, ta përcjellim punën e pushtetit tonë lokal e nacional me kujdes, me zemër të dlirë e të çliruar nga fanatizmi ideologjik dhe ti votojmë vërtetë më të mirët në konkurrencë.
Nëse e bëjmë ndryshe, le që nuk do të krenohemi pastaj me përcaktimin që e kemi bërë te kutia e votimit por, si plotë herë tjera do të na kaplojë një dozë e konsiderueshme e zhgënjimit në ata të cilëve u kemi dhënë besim.

Ta ndajmë mendjen e të pjekemi politikisht më në fund si komb e si popull sepse ndryshe rruga e jonë po na bëhet me shumë pengesa e me shumë zik-zake e me humbje të panevojshme të kohës e të energjisë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.