HW

Sqarohet Prokuroria Themelore në Gjilan, por nuk jep asnjë argument të vetëm

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, bënë sqarim lidhur me shkrimin e botuar nga portali “Rajonipress”, më 4 prill 2019, me titull “Dosja e Llashticës, Zhegrës, Llovcës dhe Lladovës nuk u hetuan kurrë nga prokuror e hetues shqiptarë”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton opinionin se këto dosje dhe dosje tjera lidhur me krimet serbe të luftës, të dorëzuara në ish Prokurorinë e Qarkut në Gjilan, janë administruar nga UNMIK-u, i cili ka pasur të drejtë ekskluzive për hetimin e rasteve të tilla.

Pastaj me vendosjen e misionit të BE-së, për sundimin e ligjit EULEX në Kosovë, të gjitha këto dosje iu janë dorëzuar EULEX-it, të cilat nga viti i kaluar janë bartur tek institucionet vendore, përkatësisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka kompetencë ekskluzive për hetimin e këtyre rasteve.

Gjithashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë vitit të kaluar ka grumbulluar prova dhe ka intervistuar shumë dëshmitarë dhe përfaqësues të familjeve të viktimave, të cilat do të ndriçojnë dhe plotësojnë dosjet në fjalë, pranë PSRK-së.

ARKATANA

Prandaj, me mirëkuptim kërkojmë që të mos botohen shkrime të pakonfirmuara nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila mbetet e gatshme që të ofrojë informacione thuhet në sqarimin e Prokurorisë.

Përgjigja e shkurtër e Rajonipress

Në fakt prokuroria e Gjilanit nuk e ka dhënë asnjë argument të vetëm se situata është ndryshe meqë asnjë dëshmitar ose fare pak janë hetuar apo janë intervistuar nga hetuesit shqiptar.

Mjerimi dhe tragjedia në këtë rast bëhet edhe më e madhe kur prokuroria nuk e pranon faktin dhe nuk kërkon falje të paktën për hir të familjeve të dëshmorëve, se asnjëherë nuk janë marrë me hetime dhe asnjëherë as që kanë guxuar nga UNMIK-u dhe as që kanë pasur interesim për Dosjet e luftës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.