Eko Higjiena

Sqarohet PDK-ja : Refik Hasani ishte kryetar i vetëshpallur

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Për shkak të korrektësisë dhe informimit të vërtetë të qytetarëve të Gjilanit, ne si degë e PDK-së në Gjilan duam të bëjmë disa sqarime për nëndegën 23 lagja Zabeli i Sahit Agës. Në këtë lagje janë zhvilluar zgjedhjet dhe është një kryesi e re, derisa kryetar është zgjedhur Alban Spahiu. Pra Refik Hasani vetëm mund të sheh ëndrra sepse ai nuk është kryetar i kësaj nëndege sqaron Mimoza Shkodra.

Sipas sqarimit që ka dhënë për rajonipress Mimoza Shkodra zëdhënëse e PDK-së në Gjilan në vitin 2012 në Partin Demokratike të Kosovës janë zhvilluar zgjedhjet brenda kësaj partie në nivel të Kosovës.

Gjatë këtij procesi në shumë degë dhe nëndegë të kësaj partie ndodhën ndryshime. Një ndryshim i tillë e përfshiu edhe nëndegën 23 të degës së PDK-së në Gjilan, ku gjatë këtij procesi zgjedhor kjo lagje zhvilloj zgjedhjet në nëndegë në dy seksione (aktiva) A dhe B, në seksionin A prej nga vjen Refik Hasani gjatë këtij procesi doli një kryesi e re (Gresa Shkodra, Shukri Musliu, Arsim Spahiu, Valon Xhemajli, Hanife Spahiu, Sami Shkodra ku pjesë e kësaj kryesie ishte edhe zoti Refik Hasani) dhe se si kundër kandidat në seksionin A, Refik Hasani e kishte Gresa Shkodra të cilën kjo kryesi e zgjodhi kryetare të seksionit A.

Gresa Shkodra (ekonomiste), me 5 vota më tepër se Refik Hasani, dhe se në vazhdën e zhvillimit të procesit zgjedhorë në seksionin B u zgjodh kryetar seksioni Alban Spahiu.

Uji Dea

Këto dy seksione A dhe B prodhuan një kryesi dhe tre delegat. Nga kjo kryesi në mënyrë unanime u zgjodh Alban Spahiu kryetar i nëndegës 23 me datë 15.11.2012 , nga kjo datë në proces- verbalet e PDK-së dega në Gjilan figuron emri i Alban Spahiut kryetar i nëndegës 23. Andaj që nga kjo datë Refik Hasni ka qenë vetëm anëtar i kryesisë së nëndegës 23 dhe pa ndonjë funksion tjetër në parti.

Edhe për ne si PDK dega në Gjilan është qesharake veprimi i Refik Hasanit (kryetarit të vetëshpallur), se si ka mundësi të jep dorëheqje një njeri nga pozita e kryetarit, pozitë të cilin nuk e kishte në realitet, dhe se nga ky post e ka shkarkuar vetë lagjja e tij, siç duket Refik Hasani paska qenë në ëndrra, andaj për hir të korrektësisë ne bëjmë sqarim, se në nëndegën 23 nuk ka ndodhur asnjë ndryshim dhe se nëndega ka kryetarë Alban Spahiun të zgjedhur në mënyrë vullnetare nga banoret e lagjes sqaron zëdhënësja Mimozë Shkodra- Bislimi.

Gjithashtu ajo shton se është normale kur ka turbulenca që individët të reflektojnë me emocion dhe me iracionalitet, por ujerat qetësohen shpejtë pastaj. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.