GRANDEMALL

Sqarohet LVV në Viti, rreth dorëheqjes së deputetit Salih Salihu!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Dhe ne si Lёvizje VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti, shfrytёzojmё rastin qё pёr aktin iracional dhe tё paargumentuar objektivisht t`i kёrkojmё tё dorёhequrit Salih Salihut dorёzimin e mandatit tё deputetit tё fituar nga radhёt e Lёvizjes VETЁVENDOSJE! Ikja e tij nё kёtё mёnyrё nuk ёshtё reflektuar nё anëtarësi nё kontekstin negativ, pёrkundrazi Lёvizja VETЁVENDOSJE! nё Viti, po dёshmohet shumё kompakte dhe unike, si dhe si gjithnjё po tregohet vigjilente dhe kooperative pёr hapat e suksesshëm qё do t`i ketё nё vazhdim.

Nё takimin e mbajtur mё datё 15.03.2018 tё Grupit Punues dhe njё pjesё tё konsiderueshme tё aktivistёve tё Lëvizjes VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti, prej çёshtjeve qё ishin shtruar pёr diskutim nё masё tё gjёrё ishte edhe dorёheqja e padeklaruar tekstualisht prej deputetit Salih Salihu. Ai nё takimin qё ishte thirrur prej Lёvizjes VETЁVENDOSJE! meqё si prezenc ishte edhe Albin Kurti pёr tё shpalosur platformёn e tij programore, prej njёrit tё antarёve tё kёtij subjekti pyetet decidivisht se cili do tё ishte qëndrimi i tij i mёtutjeshёm nё Lёvizjen VETЁVENDOSJE.

Salih Salihu nё prani tё mediave, kryesisё, anёtarёve, aktivistёve, simpatizantёve dhe nё prani tё kandidatit pёr kryetar tё Lёvizjes, Albin Kurti, deklarohet “ unё si kryetar i LVV! nё Viti, nuk do tё japё dorёheqje, pasi koha e dorёheqjeve tashmё ka pёrfunduar”. Madje shpjegimi i tij nё prani tё masёs fizike ishte se unё gjithnjё jam munduar pёr t’i shuar disa nga zёrat e pakënaqur, mbase kem ndёrtuar diçka tё veçante, qё i ka kontribuar dhe I kontribuuan gjithnjё çёshtjeve nacionale.

Ky veprim i deputetit Salihu, ёshtё njё lloj hipokrizie e pashembullt ndaj votusve dhe aktivistёve tё Lёvizjes VETЁVENDOSJE!.

Hidromorava

Salih Salihu fatkeqёsisht pёr atё akt nuk kishte dorёzuar dorёheqjen e tij nё qendrёn e LVV! nё Viti, dhe nuk e kishte shpjeguar racionalisht veprimin e tij tejet kontravers dhe absurd, pos kёsaj ai asnjёherё nuk kishte shfaqur ose shprehur ndonjё pakёnaqёsi gjatё diskutimeve dhe mbledhjeve brenda Lёvizjes VETЁVENDOSJE!. Prandaj, ai tashmё nuk mund tё thirret as moralisht nё tё drejtёn e pёrfaqёsimit tё votusёve vitias.

Dhe ne si Lёvizje VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti, shfrytёzojmё rastin qё pёr aktin iracional dhe tё paargumentuar objektivisht t`i kёrkojmё tё dorёhequrit Salih Salihut dorёzimin e mandatit tё deputetit tё fituar nga radhёt e Lёvizjes VETЁVENDOSJE!
Ikja e tij nё kёtё mёnyrё nuk ёshtё reflektuar nё anëtarësi nё kontekstin negativ, pёrkundrazi Lёvizja VETЁVENDOSJE! nё Viti, po dёshmohet shumё kompakte dhe unike, si dhe si gjithnjё po tregohet vigjilente dhe kooperative pёr hapat e suksesshëm qё do t`i ketё nё vazhdim.

Qendra e Lëvizjes VETЁVENDOSJE! nё Viti, ёshtё ma unike sё kurrë mё parё dhe pas deputetit jo tё dorёhequr dinjitetshёm, nuk qëndron mё asnjё strukturё e LVV! nё Viti. Dhe krejt nё fund, SUBJEKTI QЁ METON TЁ ZHVILLOJ DHE PROGRESOJ si shoqёrinё nivel lokale po ashtu edhe atё nacionale, si dhe njёherit t’i pёrmbushё obligimet e gjithёve, gjithnjё nё dimensionin pozitiv, ёshtё i hapur pёr tё gjithё ata individ qё mendojnё t`i shёrbejnё racionalisht interesit madhorё thuhet në sqarimin e Lёvizjs VETЁVENDOSJE në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.