ARKATANA

Sqarohet komuna e Vitisë, ishim afër familjes Kurti

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Fillimisht shprehim keqardhje lidhur me rastin e humbjen e jetës së fëmijës 11 vjeçar nga Zllatari, ditë më parë në një pusete në zonën e ashtuquajtur Bagdat dhe për hir të opinionit publik dhe së vërtetës, sqarojmë se si përfaqësues të Institucioneve komunale të Vitisë, kemi qenë afër familjes Kurti në këtë rast tragjik, i cili na ka prekur të gjithëve.

“Si Institucione komunale, me të kuptuar rastin, jemi mobilizuar dhe kemi dal në vend të ngjarjes duke filluar nga zv.kryetari i komunës, kryesuesi i Kuvendit Komunal, drejtori i Shërbimeve Publike dhe ai i Inspekcionit, si dhe njësitë tjera emergjente të kërkim shpëtimit, për të ofruar gjithë mbështetjen tonë institucionale në gjetjen e trupit të viktimës, edhe pse ky rast ka ndodhur në territorin e një komune tjetër.

Uji Dea

Pas gjetjes së trupit të pajetë të viktimës, kemi vizituar familjen për ti shprehur keqardhjen për këtë rast tragjik. Gjithashtu për ceremoninë varrimit nuk kemi pasur njohuri, përderisa ishim më pas për ngushëllime.

Këtë sqarim publik, e bëjmë për hir të së vërtetës pas deklarimit të kryetarit të këshillit të fshatit Zllatar të Ferizajt, Xhevat Sallahu, se autoritetet komunale të Vitisë nuk kanë qenë në ceremoninë e varrimit thuhet në njoftimin e zyrës për Informim Publik e Komunës së Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.