Sqarohet Hysen Durmishi: Punimet përfundojnë shpejt, kontrata është me BERZH

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Hysen Durmishi është përgjigjur në interesimin e rajonipress për rrugën Viti – Kllokot – Gjilan. Sipas tij punimet aty pritet të përfundojnë shpejt sepse u ka dalur një problem me kanalizimin atmosferik që nuk e kanë pasur në kontratë, por që tani e kanë zgjidhur.

Përgjigja e Hysen Durmishit zëvendës ministër i Infrastrukturës:

RCCOLA

“Kjo kontrate është me BERZH dhe nga vizita e fundit atje nuk ka ndonjë problem. Na kanë thënë që e përfundojnë shpejt. E kane pas një problem me kanalizimin atmosferik që nuk e kanë pas në kontratë, por që tani e kanë zgjidhur” është përgjigja e Durmishit./rajonipress/