Sqarohet Gjykata: Ramiz Azizi nuk posedon profil në facebook, rasti iniciohet në polici

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan njofton publikun, që një person ka hapur faqe në rrjetin social Facebook me emër të kryetarit të gjykatës dhe ka bërë komente të ndryshme.

Dëshirojmë të njoftojmë opinionin, që kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, nuk posedon një profil në Facebook dhe profile të hapura me emër dhe foto të tij, nuk janë të vërtetë.

Mobi Casa

Andaj, për rastin konkret është njoftuar Policia e Kosovës dhe ka iniciuar rast për gjetjen e personit thuhet në njoftimin e Gjyatës./rajonipress/