Sqarohet Gerhard Dummer nga Moser – Group Austria
Gjilan – Zotëri Veton Nevzadi, si njëri nga përfaqësuesit politik përgjegjës, që nga orët e para të këtij partneriteti, do të duhej në fakt ta dinte këtë. Investitori austriak Moser-Group e filloi partneritetin me Komunën Gjilan, Viti dhe Kamenicë në vitin 2012 për arsye të situatës mbetjeve urbane dhe për shkak të përmirësimit të situatës katastrofale ekonomike në ndërmarrjen komunale të mbeturinave.
Ai në asnjë mënyrë nuk ishte dhe as që është qëllimi për tu përzier në politikën komunale. Detyra e 165 punëtorëve tanë dhe e managjmentit është që të mirëmbajmë pastër qytetin dhe mbeturinat nga amëvisërit dhe bizneset të bartën deri në deponi, e këtë të bëjmë çdo ditë dhe jo vetëm një herë në vit.
Ne kemi një shkallë kuptueshmërie për përfaqësuesit politik, si zotëri Nevzadi, në lidhje me zgjedhjet në vitin 2017 që duan të profilohen. Me pavërtetësi në lidhje me partneritetin, seriozitetin e investitorit austriak dhe proceset ekonomike në kompaninë Eco-Higjiena, qytetarëve dhe Komunës së Gjilanit nuk i bënë asnjë shërbim të mirë.
Një përfaqësues politik i përgjegjshëm i cili pretendon të përceptohet seriozisht, do të duhej të informohej personalisht në lidhje me faktet dhe materien para se të del në opinion. Zotëri Nevzadi deri më tani nuk e ka gjetë të udhës të merr mundimin dhe të bisedoj me menagjmentin e kompanisë. Në vend të kësaj shpenzon kohë për këtë, që qytetarët me spekulime dhe akuza të pabaza nëpërmjet mediave të shkakton pasiguri dhe të ndikoj negativisht.
Në mënyrë që zotëri Nevzadi të mos vuaj nga heshtja, ja disa fakte të cilat ai me kënaqësi mund t‘i verifikon.
Ashtu siç u konstatua më pas, kontributet sipas ujdisë të partnerit publik në lartësi prej 1,441.177 €, pjesërisht nuk ekzistonin apo nuk ishin të disponueshme. Këtë do të duhej t‘i dinte zotëri Nevzadi, sepse në atë kohë ai ishte për këtë përgjegjës në Komunë.
Të disponueshme ishin vetëm rreth 707.000 €, po që se do të lëmë anash të gjitha mangësitë juridike të këtyre kontributeve. Një kompensim për kontributet e mungueshme të partnerit publik, siç parashihet në marrëveshje, deri më tani nuk është bërë.
Kryetari Haziri, për këtë arsye caktoj një grup punues, në mënyrë që këto probleme të sqarohen dhe të arrihet deri të zgjidhja. Grupi punues është marr me këtë punë dhe nuk ka prezantuar asnjë raport deri më tani.
Vlera e kontributeve të partnerit privat ishte 603.000€ më 31.12.2015, siç mund të shihet në raportin vjetor. Një pjesë e këtyre vlerave, për shkaqe ligjore nuk ishte e mundur deri më tani të regjistrohen në kompaninë e përbashkët. Ato janë kryesisht inventari mobilerik, automjetet e mbeturinave, sistemi i IT-së dhe ekspertët e jashtëm që ka paguar Moser.
Investimet e partnerit privat në tregun e gjelbërt në Gjilan dhe Viti në lartësi prej 1 milion € nuk ishte e mundur të realizohen deri më tani, sepse pjesërisht ekzistojnë mangësitë ligjore dhe me Komuna nuk u gjet një ujdi deri më tani. Që nga viti 2014 është duke u punuar me angazhim të madh por, për vendime të tilla afatgjata, kërkohet kujdes i veçantë në studim dhe përgatitje. Projekt investime të tjera janë në përgatitje me drejtorët përkatës të komunave.
T`i kthehemi pyetjes së tarifave që shtron zotëri Nevzadi.
Dëshira për tarifa të ulta ose fare të mos paguhen dhe megjithatë, të ofrohen shërbimet më të mira, janë njerëzore dhe të kuptueshme. Fatkeqësisht, kjo nuk mund të zbatohet në ekonomi dhe mjerisht akoma nuk janë duke paguar rregullisht të gjithë qytetarët tarifat e mbeturinave.
Fakt është, që tarifat e mbeturinave për amvisëri në komunat që shërbehen nga ne, që në vitin 2012 janë caktuar me 5 €. Jo me 4,35 € +TVSH siç pohon gabimisht zotëri Nevzadi.
Fakt është, që kjo tarifë rresht 4 vjet nuk është ngritur edhe pse për shkak të inflacionit çdo gjë është bërë përherë më shtrenjtë.
Fakt është, që ndryshimet në ligjet tatimore nuk përmbajnë asnjë rregull ku përcaktohet, se tarifat duhet të ulen. Përkundrazi, kjo mund të nënkuptohet që qeveria me uljen e këtij tatimi ka ndjekur synimin për përmirësimin e gjendjes ekonomike katastrofale të këtyre ndërmarrjeve komunale, të cilat janë përgjegjëse për higjienë dhe shëndet të qytetarëve. Pra, të dëshirohet blerja e votave me një ulje prej 30 cent, kjo do të ishte sigurisht një rrugë e gabuar dhe kontraproduktive.
Fakt është, se Eco-Higjiena që 4 vjet tarifen e deponisë e paguan përherë dhe për kompaninë tonë të përbashkët për këto 4 vite as edhe një ditë nuk është mbyllur deponi, përderisa “Pastrimi” ka detyrime të larta ndaj deponisë dhe kohë pas kohe ka probleme me deponim të mbeturinave.
Fakt është, që situata në Gjilan më herët ishte jo e mirë dhe Eco-Higjiena për kompaninë e vjetër çdo muaj paguan 6.000 € shtesë deponisë për borxhet nga periudha 2009 deri më 30.06 2012 edhe pse me marrëveshje të PPP është paraparë ndryshe.
Fakt është, që tarifat e mbeturinave janë shumë më të ulta sesa tarifat mujore të rrymës, ujit, telefonisë, internetit dhe televizionit.
Dhe fakt është poashtu, që punëtorët tanë çdo ditë në çdo lloj kohe për këto 5 € punojnë rëndë dhe me sinqeritet. Ndoshta shumë më rëndë sesa zotëri Nevzadi ndonjëherë në jetën e tij të ketë punuar.
Sa i përket pyetjes së zotëri Nevzadit në lidhje me borxhet e vjetra të KRM Higjiena, ne mund të raportojmë se, në këto 4 vite të shkuara kemi paguar 265.000 € borxhe të vjetra. Ne jemi duke punuar edhe më tutje në këtë drejtim që te arketueshmet e parealizuara t‘i inkasojmë në mënyrë që edhe pjesën e mbetur të borxhit të paguajmë. Shumë më me rëndësi shtrohet pyetja, si ishte e mundur të arrihet deri te kjo shumë e lartë e borxhit. Prandaj, edhe paraqesim kërkesën tonë ndaj qytetarëve të cilët kanë akoma borxhe të vjetra, shfrytëzoni mundësinë ligjore për faljen e borxheve dhe paguani borxhet e juaja të vjetra.
Përkundër të gjitha sfidave, armiqësive dhe pengesave në këto 4 vjet partneritet me komunat Gjilan, Viti dhe Kamenicë megjithatë, kemi arritur bukur arritje të mirë. Janë 3 automjete moderne më shumë në shërbim dhe kemi një kapacitet vjetor tani për 35.000 tonelata mbeturina. Në vitin 2015 kemi grumbulluar 27.000 t mbeturina dhe i kemi dërguar në deponi. Fshatra të rinj janë kyçur në sistem grumbullimi. Deponit ilegale janë pastruar dhe eliminuar. Janë shpërndar 6000 hedhurinar shtëpiak dhe 4000 të tjerë janë në porosi. Shkalla e inkasimit qe e mundur të ngrihet në 80 %.
Shpenzimet rrjedhëse këto 2 vjet mund të mbulohen. Një pjesë e borxheve të vjetra u bë e mundur të paguhen. Ne kemi tani një sistem të fuqishëm të IT-së dhe jemi transferuar në objekt të ri në mënyrë që qendra e qytetit të lirohet nga komunikacioni i transportit të rëndë. Punëtorët tanë janë më profesional, më të angazhuar dhe më të përgatitur. Ata e njohin vlerën e punës së tyre dhe janë përherë në përpjekje për të zgjedh problemet e klientëve tanë.
Me kënaqësi raportojmë për vështirësitë tona, sukseset, aktivitetet , qëllimet dhe planet në Kuvendin Komunal, nëse ata do të na ftonin.
Shumë punë e madhe është bërë deri më tani por, edhe shumë ka mbetur për tu bërë.
Secili e di, se kush punon rëndë, s’të mjafton fryma për llafosje. Andaj edhe kjo heshtje. E pra, i nderuar zotëri Nevzadi, lutja jonë për ju: na leni në këtë heshtje në mënyrë që ne në qetësi të jemi në gjendje edhe më tutje për qytetar të punojmë punën tonë të rëndë./rajonipress/
Gerhard Dummer
(Moser-Group Austria)


